Interpol-i ka lëshuar urdhër arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili dyshohet se është edhe organizator i sulmit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila e Radoiçiç për të dhënë prova që udhëheqësi i grupit që kreu sulmin në Veri të Kosovës ishte Radoiçiç.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, gjithashtu është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Ndonëse Gjykata e Beogradit e liroi dhe e ndaloi të dilte nga territori i Serbisë e të shkojë në Kosovë pas ndalimit për sulmin në Banjskë, një padi për terrorizëm është depozituar ndaj Milan Radojicic dhe 30 personave të tjerë nga avokati serb Cedomir Stojkovic.
Ndërkohë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd konfirmoi se do të apelojë vendimin e gjykatës që e liroi nga paraburgimi Radoiçiçin, i cili akuzohet për disa krime në lidhje me organizimin e grupit që shkaktoi agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Autoritetet serbe e akuzojnë për blerje të armatimeve me fuqi shkatërruese nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator kur ndodhi sulmi në Banjskë.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47
-
Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 14:10
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë
23 Dhjetor, 11:01
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 09:44