Akuzohet se përfitoi 1.2 mln euro në inceneratorin e Fierit, Lefter Koka mbetet në burg! GJKKO rrëzon kërkesën për lehtësim mase

Akuzohet se përfitoi 1.2 mln euro në inceneratorin e Fierit, Lefter Koka mbetet në burg! GJKKO rrëzon kërkesën për lehtësim mase

Lefter Koka

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministër i Mjedisit, Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Koka është pas hekurave pasi hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme se përfitoi 1.2 milionë euro për inceneratorin e Fierit.

Për çështjen e inceneratorëve ishte në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, por u la në "arrest shtëpie" dhe do të ndjekë hetimet nga shtëpia. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Lefter Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja