Akuzohet nga Luftar Reçi se përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lames, ndalohet dhe merret në pyetje maqedonasi, të pandehurit e 'përzënë' nga gjykata

Në procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut, një dëshmitar “surprizë” krijoi reagime në sallë duke çuar në shtyrjen e seancës.

Një shtetas maqedonas i identifikuar si Joshko Çervenkovski u paraqit në sallë, teksa nuk u sqarua nëse ishte si dëshmitar apo nën akuzë.

Hyrja e tij ngjalli reagim tek të pandehurit dhe tek avokatët e tyre, teksa këta të fundit kërkuan nxjerrjen e tij nga salla, pasi dëshmia e tij prej vetë avokatëve ishte kërkuar me letërporosi e jo fizikisht.

Emri i maqedonasit rezulton të jetë përmendur nga i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, që thotë se Çervenkovski kishte montuar bombën me telekomandë që u vendos në ashensorin ku mbeti i vrarë biznesmeni Vajdin Lamaj dhe miku i tij, Artan Arsi në 2005.

Çervenkovski shoqërohej nga policia në Gjykatë, teksa pas qëndrimit të avokatëve ai u nxorr jashtë për të ngjitur shkallët e Prokurorisë së Posaçme.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ai është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk ka një qëndrim nga ana tjetër në çfarë cilësie dhe nëse i është komunikuar ndonjë akuzë.

Ndalimi i tij është bërë rastësisht në Rinas, teksa të pandehurit në proces mes të cilëve Viktor Bajraktari (Imeraj) dhe Emiljano Shullazi, e kërkonin dëshminë e tij rreth deklarimeve që kishte bërë Luftar Reçi. E për këtë arsye ai kërkohej edhe nga Struktura e Posaçme për t’u ballafaquar në Gjykatë e dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit.

Një tjetër dinamikë në sallën e gjyqit, pak para se shtetasi maqedonas të futej në sallë, ishte dëshmia e babait të Klodian Saliut që sipas Luftar Reçit u vra nga anëtarët e grupit kriminal të Durrësit ku bëjnë pjesë vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Indrit Rusi. 92-vjeçari me probleme të theksuara shëndetësore, bëri deklarata të forta e prekëse para togave të zeza dhe të pandehurve.

“Jam Abedin Saliu 92 vjeç. Nuk kam për të shtuar asgjë nga çfarë kam deklaruar në dëshmitë e mëparshme që kam dhënë. Më kanë vrarë 3 djem, Shkëlqimin, Arjanin e Klodianin, edhe vajza më ka vdekur. Jam sëmurë, nuk dëgjoj, me njërin sy nuk shikoj fare e me tjetrin shumë pak. Ju lutem shumë e nderuar, mos më thërrisni më, nuk kam mundësi as fizike të vij, s’kam as çfarë them, iu qëndroj atyre që kam thënë më parë, lexojini. Mos më detyroni të vij herë të tjera këtu se nuk kam mundësi”.

SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto ngjarje.

Si u vra Vajdin Lame?

Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.   Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

Si u vra Klodian Saliu?

Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe bandën e Durrësit se ka vrarë Klodian Saliun më datë 26.02.2005 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Babai 92 vjeçar i Klodian Saliut në gjyq: Më kanë vrarë tre djem! Jam sëmurë, mos më detyroni të vij sërish këtu

1696963885_abedinsaliu.jpeg

Babai i Klodian Saliut që sipas Luftar Reçit u vra nga anëtarët e grupit kriminal të Durrësit ku bëjnë pjesë vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Indrit Rusi bëri deklarata të forta e prekëse para togave të zeza dhe të pandehurve.

“Jam Abedin Saliu 92 vjeç. Nuk kam për të shtuar asgjë nga çfarë kam deklaruar në dëshmitë e mëparshme që kam dhënë. Më kanë vrarë 3 djem, Shkëlqimin, Arjanin e Klodianin, edhe vajza më ka vdekur. Jam sëmurë, nuk dëgjoj, me njërin sy nuk shikoj fare e me tjetrin shumë pak. Ju lutem shumë e nderuar, mos më thërrisni më, nuk kam mundësi as fizike të vij, s’kam as çfarë them, iu qëndroj atyre që kam thënë më parë, lexojini. Mos më detyroni të vij herë të tjera këtu se nuk kam mundësi”.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amerika karrige elektrike: 11/10/2023 08:13

    Rregjimi i kaluar keto dhoj kriminelesh i ekzekutinte! Por e keqja ishte se u presekutonte te pa fajshmit e gjith fisi!

    Përgjigju
  • Spaku: 11/10/2023 07:18

    Sa i merzitur duket shullazi mor jahu. Lirojeni se do ju rrafi Po ctu desh more dushman qe bere si me qen Skenderbeu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë