Vajza e ish-presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani është dënuar me pesë vite burg ditën e sotme, shkruajnë mediat e huaja. Avokatja e saj, Neda Shams në një postim të bërë tha se vendimi kundër Faezeh Hashemi, e cila është një aktiviste e njohur iraniane, nuk është përfundimtar,
“Klientja është ende në burg dhe ka raste të tjera kundër saj,” shtoi Shams.
Hashemi u padit vitin e kaluar nga prokurori publik i Teheranit nën akuzën e propagandës kundër sistemit. Ajo u arrestua dhe u transferua në burgun Evin në shtator të vitit të kaluar.
Irani ka arrestuar një numër aktivistësh të profilit të lartë në muajt e fundit, duke përfshirë shkrimtaren dhe poeten Mona Borzouei, këngëtarin Shervin Hajipour dhe futbollistin iranian Hossein Mahini, ndërsa protestat antiqeveritare kanë tronditur vendin gjatë muajve të fundit për vrasjen e Mahsa Aminin nga policia morale e Iranit e cila dhunoi të ndjerën për shkak se nuk kishte vendosur shaminë siç duhet.
Gjatë dekadës së fundit, Hashemi është burgosur disa herë për deklarata antiqeveritare dhe pjesëmarrje në protesta.









Komente
Komento