Akuzohet se truktoi një garë të Formula 1, vihet nën hetim presidenti sheik i FIA-s

Akuzohet se truktoi një garë të Formula 1, vihet nën hetim presidenti sheik i FIA-s

Presidenti i FIA-s Mohammed Ben Sulayem

Mohammed Ben Sulayem, presidenti i FIA-s, është vënë në hetim pasi dyshohet se ka trukuar një garë të Formula 1.

62-vjeçari nga Emiratet, akuzohet se është përpjekur të anulojë një penalizim për pilotin Fernando Alonso në garën e Arabisë Saudite sezonin e kaluar. Sipas BBC përveç Mohammed Ben Sulayem, nën hetim është edhe një oficer i FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit).

Pretendohet se Ben Sulayem telefonoi zëvendëspresidentin e FIA-s për sportin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sheikh Abdullah bin Hamad bin Isa Al Khalifa dhe u shpreh “se mendonte që penalltia e Alonso duhet të anulohej”.

Alonso kishte marrë 10 sekonda penalitet për një stop në bokse. Në raport, thuhet se Ben Sulayem “i shtyu stjuardët për të përmbysur vendimin e dhënë për Alonson, i cili gjatë kësaj kohe kishte zbritur në vendin e katërt, pas pilotëve të Red Bull, Sergio Perez dhe Max Verstappen dhe pas George Russell të Mercedes.

Ben Sulayem dhe FIA nuk kanë reaguar ende për ngjarjen, ndërsa vetëm pak ditë më parë nën akuzë ishte shefi i Red Bull Kristian Horner, i cili dyshohet se dërgonte mesazhe ngacmuese me përmbajtje seksuale brenda skuderisë. Gjithsesi për momentin kjo çështje është anuluar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë