Nis gjyqi për shpifje në GJKKO, avokati i Bardhit tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia

“Kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër. Është përfaqësuesi i një prej bandave më të rrezikshme në vend”, kështu deklaronte Gazment Bardhi më 12 shtator 2024. 

Për këtë akuzë të rëndë të bërë nga foltorja e Kuvendit, në drejtim të kreut të atëhershëm policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, teksa lexonte sipas tij përgjime të SkyECC, Gazment Bardhi ka mohuar totalisht veten.

Në seancën në GJKKO këtë të hënë, i paditur nga Sulaj për shpifje dhe fyerje, të bëra botërisht, avokati i Bardhit tha se kreu i grupit parlamentar demokrat nuk e kishte për kryepolicin e Shkodrës por për policinë në përgjithësi. Madje sipas avokat Logut, Bardhi, i cili mungonte në sallën e gjyqit, nuk ka thënë fare se Sulaj kishte njohje personale me të prangosurit e dosjes Metamorfoza.

Marash Logu: Në dosjen Metamorfoza, gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegajt, diskutohet për emrin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ky dhe Bledar Çuçi përfliteshin si pasues të Sandër Lleshajt. ‘Mua Mondi më duhet një dimër aty, vëlla,’ flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi, kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara, sa i përket komunikimeve në Sky, etj. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, u emërua Bledar Çuçi. Më pas, mori detyrën Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Ballës u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin të dhënat dhe mbi këtë bazë ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Taulant Balla, dhe nga Ardit Hasanbegaj.

Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si z. Bardhi, edhe deputetët e tjerë kanë detyrën të ngrenë zërin mbi shqetësimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sulaj ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por ka theksuar se krimi i organizuar është i lidhur me Policinë e Shtetit.  Gazmend Bardhi nuk ka kryer vlerat penale të shpifjes dhe fyerjes, ndaj kërkojmë rrëzimin e kërkesës për ta dënuar atë dhe deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.

Prokurori Bledar Maksuti: Përmendet disa herë avokat dokumente zyrtare. Kujt i referoheni konkretisht? Cilat janë dokumentet?

Marash Logu: Bazohemi në bazë të informacioneve që na kanë ardhur në mënyrë elektronike. Ishin te gjitha elementet që na bënë të mendonin se ishin dokumente zyrtare. I përkisnin procedimit nr9 të vitit 2023, e njohur në publik si dosja “Metamorfoza”.

I pranishëm në seancë, Sulaj tha se shumë shpejt do të dalë e vërteta se kush është ‘Mondi’ për të cilin flitet në ato komunikime.

Mbrojtja e Edmond Sulajt: Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap në shumë media të shkruara dhe vizive, në të gjithë vendin dhe jashtë tij. Përhapja e këtij lajmi u realizua me dashje. Kjo akuzë është e pavërtetë dhe mbështetemi në prova,” u shpreh mbrojtja e Sulës.

I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulën dhe në deklaratë duket se ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi, ka shkaktuar dëme ndaj z. Sulaj. Edmond Sulaj ka një karrierë prej 28 vitesh, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. Deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi ka njollosur rëndë karrierën e Sulës. Dy vajzat e Sulës, pas deklaratës së Bardhit, kanë pësuar ofendime të shumta në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sulaj. Në këto kushte, kërkojmë që Bardhi të dënohet për këtë vepër.

Edmond Sulaj: Duke qenë se çështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi, dua të saktësoj që unë nuk jam pyetur asnjëherë në asnjë lloj cilësie në lidhje me hetimin të cilit i referohet pala e akuzuar dhe si e tillë kërkoj të dali e vërteta dhe kam shumë besim se do dali se kush është Mondi për të cilin flitet në ato komunikime që pala e akuzuar i referohet. Unë e kam deklaruar edhe në seancën e parë që jam emëruar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm dhe jo me urdhër ministri. Jam krenar për atë që kam bërë me stafin që ishte atje. Rezultatet e arritura në 1 vit e 1 muaj sa qëndrova në Shkodër janë të qarta dhe flasin vetë.

Në seancën parlamentare të 12 shtatorit 2024, Gazment Bardhi lexoi disa përgjime në SkyECC, kur pretendoi se Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj, të arrestuar për dosjen Metamorfoza, flisnin për emërimin e “Mondit”, i cili sipas tij u duhej një dimër aty. Sipas Bardhit, flisnin për Edmond Sulajn, i cili u emërua 1 muaj më vonë në detyrë. Por në fakt biseda i përkiste vitit 2021, ndërsa Sulaj u emërua si kryepolic I Shkodrës në tetor 2023, 2 vite pasi sky ecc nuk ekzistonte më.

Për këto deklarata të rënda, mbrojtja ligjore e Edmond Sulës kërkoi dënim ndaj Gazment Bardhit pasi me shpifje ka njollosur karrierën 28-vjeçare të një efektivi policie por i kanë sjellë edhe pasoja familjare. Seanca e radhës u la për më 21 janar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 13/01/2025 16:22

    Keta llumra nuk u bejne pershtypje shpifjet e kane nga babai i tyre sali, mendojne se i ha populli mashtrimet,, tani atje te vendi me babalen.

    Përgjigju
  • Per Gazin: 13/01/2025 14:52

    Pol pse i terhoqe akuzat, o ju jeni shpifsa e te pa fytyre, kshu mendoni me ardh ne pushtet, njerez pa moral, turp per ju

    Përgjigju
  • Ledi: 13/01/2025 14:35

    Gaz Bardhit nuk do i behet tolerim se si setvil qe eshte merr ne qafe njerez te ndershem vetem per perdirim politik. Ku ka nebote njeri qe te shkel mbi personalitetin e qytetarit dhe te mos denohet ? I prishi kartieren kryepolicit si dhe demi psikologjik ne familjen e tij. Mos e fale kete moster qe meriton ate qe ben pa pike turpi. Shpifjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është

Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është