Një mjeke me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka humbur jetën nga Covid dy javë pasi akuzoi spitalin për trajtim racor.
Mediat kanë publikuar një video ku ajo shfaqej nga shtrati i saj në Spitalin Universitar të Indiana së Veriut Susan Moore tha se iu desh të “lutej” për trajtim.
Duke ofruar ngushëllimet e tij, spitali tha se i mori akuzat e diskriminimit shumë seriozisht por nuk mund të komentonte për pacientë të veçantë.
Sipas studimeve të deritanishme njerëzit me ngjyrë janë në rrezik më të madh nga Covid sesa njerëzit e bardhë.
Dr Moore, 52 vjeç, ndërroi jetë në një spital tjetër lokal. Në postimin e saj të 4 dhjetorit në Facebook, ajo përshkroi se si dhimbja e saj ishte minimizuar nga mjeku, për të cilin ajo tha se ishte i bardhë, megjithëse kishte qarë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje
"Ai as nuk mi pa mushkëritë, nuk më preku në asnjë mënyrë. Ai nuk bëri asnjë kontroll fizik. Unë i thashë atij që nuk mund të më thuash se si ndihem," shkroi ajo.
Dr Moore ka një djalë 19-vjeçar, Henry dhe prindërit e saj, të cilët kanë probleme mendore sipas një faqje GoFundMe të ngritur për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të familjes. Llogari tashmë ka mbledhur më shumë se 102,000 dollarë (75,000 £).
Dr Moore doli pozitive për Covid-19 më 29 Nëntor dhe kishte ethe të shumta ndërsa kur kollitej nxirrte gjak dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.
Dr Moore tha se asaj iu desh të kërkonte doza antivirale Remdesivir dhe të kërkonte një skanim të gjoksit të saj. Mjeku në një moment i tha asaj se nuk do të merrte ilaçin dhe se ajo duhej të shkonte në shtëpi.
"Ai më bëri të ndjehem sikur isha një narkomane", tha Dr Moore në një video në Facebook. "Dhe ai e dinte që unë isha një mjeke. Unë nuk marr lëndë narkotike. Unë isha sëmurë