Al-Azhar: E padenjë t’i atribuosh Islamit krime të kryera nga grupe terroriste

/ATSH-AFP/ - Imami i madh Al-Azhar, institucioni më prestigjioz i islamit sunit me seli në Egjipt, u shpreh sot se ishte e padenjë t'i atribuoje islamit krime të kryera nga grupe terroriste.
Deklarata e sheikut Ahmed Al-Tayeb vjen një ditë pas pengmarrjes në një hotel në Bamako, ku u regjistruan 21 të vdekur, një javë pas sulmeve tragjike me 130 të vdekur në Paris.
Institucioni sunit i dënoi menjëherë këto dy sulme.
"Terrorizmi nuk ka fe", pohoi imami i madh duke sqaruar se ishte e padrejtë t'i atribuoje islamit krime si përdorimi i eksplozivëve dhe i armëve, thjesht sepse ata që i kryejnë këto akte i nisin ato me fjalët "Allahu Ekber".
Fjalimi i tij i transmetuar në televizionin publik egjiptian, shënoi hapjen e një takimi të këshillit të dijetarëve myslimanë, një institucion që mbledh së bashku personalitete të fesë myslimane të ardhur nga vende të ndryshme duke përfshirë Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Somalinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai