Al Hilal 'lan në ar' Kylian Mbappe, i ofron 700 milionë euro për 1 vit! PSG merr shumën e majme

Al Hilal 'lan në ar' Kylian Mbappe, i ofron 700 milionë euro për 1 vit! PSG merr shumën e majme

Kylian Mbappe

Arabia Saudite ka vendosur "të djegë" merkaton e verës, teksa Al Hilal ka bërë një ofertë të parezistueshme për Kylian Mbappe. Në total arabët janë të gatshëm të harxhojnë 1 miliardë euro për këtë operacion. Ata kanë bërë një ofertë prej 300 milionë eurosh për të marrë lojtarin për një sezon nga PSG-ja, teksa paga e tij për vetëm 12 muaj do jetë 700 milionë euro, ose e thënë ndryshe 13.4 milionë euro në javë.

Sulmuesi ka kontratë me PSG-në deri në verën e 2024, teksa nuk kërkon të rinovojë. Për këtë çështje në Paris e kanë bërë "non-grata" lojtarin, duke mos e marrë në turneun e Azisë. PSG kërkon ta shesë lojtarin dhe të përfitojë diçka këtë sezon, pasi në merkaton e verës 2024 ai do të largohej falas.

Me Arabinë që është një "minierë ari", PSG kërkon të arkëtojë shumën e majme dhe më pas të lërë të lirë lojtarin. Kësisoj, Mbappe ka shanse që verën e 2024 të lërë arabët dhe të bashkohet falas me Real Madridin, një transferim i shumëpritur prej tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë