SHKUP - Një qendër tregtare do të ngrihet së shpejti mbi themelet e shtëpisë së vjetër të humanistes dhe nobelistes shqiptare Nënë Tereza. Një histori speciale e Al – Jazeera-s përshkruan se si qyteti i lindjes së humanistes shiti lokacionin ku gjendej shtëpia e familjes Bojaxhiu. Me këtë shuhet edhe prona e fundit e familjes së humanistes Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze.
Së shpejti do të largohet edhe pllaka përkujtimore, e cila vazhdon të qëndrojë dhe se do të nisin punimet për ndërtimin e një qendre tregtare. Autoritetet qeveritare dhe të komunës Qendër disa vite më parë vendosën transferimin e shtëpisë së humanistes, duke ngritur një shtëpi përkujtimore në një lokacion tjetër. “Kjo është një trashëgimi kulturore dhe historike. Një nga fidanet këtu, ku është pllaka, është mbjellë edhe nga vetë Nënë Tereze kur ishte në Shkup. Ne shohim se është punë e kryer kjo që po ndodhë dhe s`ka kthim prapa”, ka theksuar Dimçe Petrusevski, anëtar i shoqatës “Shkupjania Nënë Tereze”.
Edhe nipi i humanistes, Alojz Gombar është i pakënaqur dhe i shqetësuar nga vendimi i autoriteteve dhe se ai kërkon kthimin e pronës. “Unë nuk dua të ndjek rrugët gjyqësore, por dua që Qeveria të vendos, a do të më dëmshpërblejë për këtë pronë, a do të më japë një pjesë të saj si trashëgimi”, ka theksuar Gombar.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski ka hedhur poshtë pretendimet e Gombar, duke theksuar se emri i tyre nuk përmendet në dokumentacionet e pronësisë dhe sipas dokumenteve të kadastrës së vitit 1929.
Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka theksuar se në këtë periudhë nuk ka fuqi komuna për të ndryshuar situatën. Një kompani private ka blerë tokën për 1,6 milionë euro dhe se në këtë lokalitet do të ndërtojë një qendër tregtare, me elemente të barokut dhe elementë të vjetër arkitektonikë, për t`iu përshtatur projektit “Shkupi 2014”.
Shumica e qytetarëve kërkojnë që të mbetet lokacioni i shtëpisë së Nënës Terezë, duke kundërshtuar ndërtimet e vazhdueshme në sheshin e Shkupit.
Marrë nga INA
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nipi i Nënë Terezës kërkon pronat në qendër të Shkupit