Grupi terrorist “Al Kaeda” ka kërcënuar sërish Francën, pas njoftimit se revista “Charlie Hebdo” do të botohet të mërkurën sërish me karikaturat e profetit Muhamed. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave në disa faqe xhihadiste në internet shkruhet se ata që fyejnë Profetin do ta paguajnë.
Sipas mediave ndërkombëtare ajo që lexohet në këto shkrime është se ushtarët francezë që janë me misione në Mali apo vende të tjera mund të bëhen objekt i sulmeve të “Al Kaedas”. Grupi terrorist paralajmëron se Franca duhet të përgatitet për më të keqen.
"Për aq kohë sa ushtarët francezë të jenë në vende të tilla si Mali apo Afrika Qendrore dhe bombardojnë njerëzit tanë në Siri dhe Irak, dhe deri sa shtypi i saj budalla vazhdon të ofendojnë Profetin, Franca duhet të presë për më të keqen" citohet të ketë thënë Al Kaeda
Nga ana tjetër mediat ndërkombëtare bëjnë të ditura se autoritetet franceze janë në kërkim të 6 personave që dyshohet se kanë lidhje me sulmet e ndodhura në Paris, ku mbetën të vrarë 17 persona.
Sipas mediave ndërkombëtare policia po kërkon 6 terroristë islamikë që janë në arrati dhe nga hetimet ka rezultuar se këta kanë gisht në sulmet.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shërbimet sekrete: Pas Parisit sulmi i radhës terrorist, Vatikan