/ATSH-AFP/ - Al-Kaeda në gadishullin arabik (Aqpa) konfirmoi vdekjen e shefit të saj, Nasser al-Wahishi, si pasojë e një sulmi ajror amerikan në Jemen dhe njoftoi zëvendësimin e tij nga shefi ushtarak i grupit, Qassem al-Rimi, në një video të publikuar sot.
"Nasser al-Wahishi si dhe dy muxhahedinë të tjerë u vranë pas një sulmi ajror amerikan", theksoi një anëtar i rrjetit në një deklaratë të filmuar dhe postuar në YouTube nga Al-Malahem, shërbimi i propagandës së grupit xhihadist.
Shefi ushtarak i Aqpa, Qassem al-Rimi u emërua menjëherë në vend të Nasser al-Wahishi gjatë një takimi të drejtuesve të lartë të rrjetit, sipas të njëjtit burim.
Nëse vrasja e tij do të konfirmohet zyrtarisht, kjo do të ishte goditja më e madhe për Al Kaedën që pas vdekjes së Bin Ladenit në Pakistan, në vitin 2011.
/Shqiptarja.com