Partia Demokratike po kundërshton ashpër Paketën Fiskale të 2027-s, si një paketë që do të rëndojë biznesin. Jorida Tabaku thotë se veçanërisht biznesi i vogël do të ndjejë pasojat e zgjerimit të skemës së TVSH, që do të shtojë kostot mbi të:
“Përfshirja në skemë e bizneseve që sot janë jashtë saj do t’i vendosë sipërmarrësit përpara zgjedhjeve të vështira: të rrisin çmimet, të pranojnë më pak të ardhura ose të rrezikojnë mbylljen. shtim të informalitetit dhe copëzim artificial të aktiviteteve për të qëndruar nën pragun e ri”, thotë ajo.
Tabaku kundërshton edhe zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës në një taksë të re vjetore, pasi sërish paratë do të dalin nga xhepat e qytetarëve, dhe në fund nuk do ta lehtësojnë atë.
"Qytetarëve u intereson barra e përgjithshme që paguajnë", shton ajo.
Duke u ndalur te propozimi për uljen e TVSH-së së ushqimeve në 6%, Tabaku tha se lehtësimi është i nevojshëm, por kërkoi që të matet me uljen reale të faturës së pazarit. Përballë këtyre ndryshimeve, deputetja bëri të ditur se po diskutohet një propozim për një kod fiskal me rregulla të qarta dhe politikë në mbështetje të biznesit që ajo e përshkroi si një “kushtetutë për biznesin”.
-
Zonja Tabaku ,mos i qaj hallin e tvsh deri ne 5 milion lek,se ai qe ben 5 milion lek ne vit max 2 puntore ka dhe detyrimishtshpenzimet nuk jane aq,sa per qeran dhe tatimin e qerase me nje qarkullim 5 milion lek nuk mund te affitoj nje objekt me 3 mije euro
Përgjigju










Komente
Komento