SIRI- Nëpërmjet një video të postuar në internet, e transmetuar nga CNN, udhëheqësi i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri u ka dërguar një mesazh të gjithë militantëve të bashkohen në një front për të luftuar presidentin Bashar al-Assad dhe kryengritësit pro-demokratikë, me qëllim themelimin e një shteti islamik pas luftës. 

Në mesazh, Al-Zawahiri u bën thirrje të gjitha fraksioneve të xhihadit për të ndaluar konfliktet.

"Zemrat tona derdhin gjak, zemra e kombit tonë islam është duke derdhur gjak kur shohim grindjet e brendshme midis muxhahedinëve në Siri’,- ka thënë ai.

"Ju jeni shpresa e kombit tonë islamik në krijimin e një qeverisje islame në tokat e Sirisë, në vendin e zgjedhur e xhihadit", ka vijuar lideri i Al Kaedës. 
 
Këto deklatara që kërkojnë ende verifikimin për autincitetin e tyre, kanë ardhur në një kohë mjaft të përshtarshme për Presidentin sirian, Assad, i cili prej kohësh pretendon se lufton kundër militantëve islamik. 
 
Ndërkohë në Gjenevë, prej ditës së djeshme, janë duke u zhvilluar bisedimet për të arritur në një konsensus për armëpushim mes palës së kryengritësve dhe qeverisë siriane. Kjo është hera e parë pas 3 vitesh që opozita dhe qeveria vihen përball njëra-tjetrës. 

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)