Alarm Encefaliti nga mushkonjat në Shtetet e Bashkuara, virusi nuk mund të kurohet

Alarm Encefaliti nga mushkonjat në Shtetet e Bashkuara, virusi nuk mund të kurohet

Alarm në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar banorët në lidhje me një virus që mund të shkaktojë infeksione të trurit që kërcënojnë jetën dhe nuk ka kura për tu shëruar. Bëhet fjalë për virusin encefalit që transmetohet nga mushkonjat.

Encefaliti lindor është një sëmundje e rrallë dhe serioze dhe këtë vit tashmë ka shkaktuar të paktën tre viktima në SHBA, përfshirë një rast në New Jersey, thuhet në faqen e internetit të CBS.

“Simptomat e lehta mund të variojnë nga ethe dhe dhimbje koke deri rënie në gjendje kome. Simptoma të tjera përfshijnë ethe të forta, lodhje, dhimbje të muskujve, ngurtësi në qafë, dridhje ose konfuzion", thanë zyrtarët e shëndetit të shtetit të Connecticut. "Rastet më të rënda mund të çojnë në gjendje kome, konvulsione dhe vdekje."

Ajo që e bën më shqetësuese situatën është fakti që nuk ka vaksinë antivirale për këtë lloj encefaliti.

Autoritetet amerikane këshillojnë që njerëzit të veshin rroba me mëngë të gjata dhe të përdorin insecticide për të shmangur kafshimin e mushkonjave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT