Stuhia Eunice që ka përfshirë Evropën veriperëndimore vazhdon të shkatërrojë gjithçka që i del para, ndërsa ka shkaktuar të paktën 13 viktima. Pasi kaloi Irlandën stuhia përshkoi Francën, vendet e Beneluksit për të vijuar më pas në Danimarkë dhe Gjermani, ku zona veriore u vendos në alarm të kuq.
Nga 13 vdekjet e regjistruara për shkak të Eunice, dy ishin në Poloni dhe Gjermani, 4 në Holandë, 3 në Angli dhe nga një në Belgjikë e Irlandë. Shumë nga këto vdekje janë për shkak të rënies së pemëve mbi automjete.
Në Holandë, në kryeqytetin Hagë, dhjetëra shtëpi u evakuuan nga frika se kulla e kambanës së një kishe mund të shembet. Rrjeti hekurudhor holandez u ndërpre ndërsa në gjithë zonat e prekura ka pasur aksidente të lidhura me erën e fortë dhe rënien e pemëve.
Stuhia Eunice vazhdoi të përfshijë Evropën veriperëndimore të shtunën në mëngjes me stuhi të forta që priten ende përgjatë vijës bregdetare të Gjermanisë.
Paralajmërimi i erës së forcës së stuhisë me shpejtësi mbi 100 kmh, shërbimet meteorologjike gjermane thanë se ekzistonte rreziku i shkuljes së pemëve, degëve të rrëzuara ose çatisë së dëmtuar - dhe se njerëzit duhet të shmangin qëndrimin jashtë.
“Në veçanti, ju lutemi qëndroni larg ndërtesave, pemëve, skelave dhe linjave të tensionit të lartë. Nëse është e mundur, shmangni qëndrimin jashtë”, u lutën ata.
Qindra fluturime, trena dhe tragete u anuluan në të gjithë Evropën veriperëndimore pasi erërat ekstreme nga Eunice përfshiu më pak se 48 orë pas stuhisë Dudley, e cila la të paktën gjashtë persona të vdekur në Poloni dhe Gjermani.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
I’u është refuzuar azili, emigrantët marrin para nga Gjermania për t’u larguar nga vendi
23 Nëntor, 18:43
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor, 17:47
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot prera të transmetimit të të dhënave në Detin Baltik
21 Nëntor, 08:41
-
'The New York Post': Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
21 Nëntor, 08:26
-
Lufta/ Media: Ukraina ka lëshuar kundër Rusisë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi ‘Storm Shadow'
20 Nëntor, 16:20
Kryeqyteti i Hollandes Hage!!!!!hajde gazetar hajde dukesh si ai qe beri universitetin pa bere te mesmen,ti edhe me keq se gjeografia mesohet ne 8vjecare
Përgjigju