Alarm në Burgun e Drenovës, humbin një palë gërshërë, dyshohet se i kanë marrë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë! Skenarët që i tremben efektivët

Një situatë e pazakontë është regjistruar në burgun e Drenovës në Korçë, që ka  vënë në lëvizje edhe forca operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Gjithçka ka nisur pas humbjes së një palë gërshërëve në infermierinë e burgut, ku mendohet se mund t'i ketë marrë një nga të dënuarit e rrezikshëm që vuan dënimin aty, Klement Ibrahimi. Humbja e tyre ka ngjallur shqetësim tek strukturat drejtuese të Burgut të Drenovës, pasi në duart e të dënuarve gërshërët mund të përdorën për të tentuar arratisjen, vetëvrasje apo edhe vrasje të të dënuarve të tjera apo efektivëve të policisë së burgut.

Gërshërët kanë humbur dy ditë më parë,  që përdoreshin nga stafi shëndetësor  për nevojat e të burgosurve. Sipas burimeve bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça i cili pretendon se i ka lënë gërshërët në infermieria por mungesa e tyre  është vene re pasi është bërë iventari

Burime thonë se dyshimet janë të mëdha lidhur me këtë ngjarje dhe dyshohet se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut. Ibrahimi është dënuar për vrasje e mbetur në tentativë dhe mbajtjen e armëve pa leje dhe municionit luftarak.

Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhen persona me rrezikshmëri te larte shoqërore. Menjëherë pas humbjes se gërshërëve janë ushtruar kontrolle te çdo i dënuar por nuk janë gjetur ende. Sipas burimeve ditën e djeshme se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën