Alarm në miqësoren Werder-Ajax
lojtari pëson aritmi kardiake në fushë

Alarm në miqësoren Werder-Ajax<br />lojtari pëson aritmi kardiake në fushë
Miqësorja mes Ajaxit dhe Werder Bremenit është ndërprerë para kohe.

Shkak është bërë një incident në fushën e lojës, pasi lojtari holandez Abdelhak Nouri u rrëzua në fushë dhe pësoi aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës).

20-vjeçari ra në tokë në minutën e 73-të të takimit dhe menjëherë ndërhyri stafi mjekësor për t'i dhënë ndihmën e parë.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se menjëherë pas këtij momenti, lojtari i Ajax është dërguar me spitalin më të afërt me helikopter.

[gallery]23008[/gallery]

Lojtari qëndroi për 15 minuta i palëvizur në fushë, ndërsa shokët e skuadrës dhe rivalët e Eerder dukeshin të shokuar.

Pas këtij momenti është ndërprerë edhe ndeshja, pasi dëmtimi i Nouri ka qenë mjaft serioz, duke i rrezikuar ndjeshëm jetën atij. 
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën