SHBA - Pjesa verilindore e SHBA-s rrezikohet nga një stuhi e madhe dëbore, e cila ka shkaktuar tashmë anulimin e qindra fluturimeve deri më tani.
Stuhia pritet të shkaktojë ndërprerje në linjat e energjisë elektrike dhe kaos në transport, teksa i drejtohet të New England, Massachusetts duke sjellë erëra të fuqishme.
Shkollat janë mbyllur në Boston, ku erërat e forta pritet të sjellin stuhi të dendura dëbore, që mund të arrijnë deri në dhjetëra centimetra në disa zona.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se kombinimi i dy sistemeve të motit, nga rrjedhat polare dhe subtropikale, mund të shkaktojnë një stuhi “potencialisht historike”, ndërkohë që paralajmërimet për përkeqësimin e motit janë zgjeruar edhe nga New Jersey në Maine.
Erërat, deri në 55 km/h, me forcë të konsiderueshme uragani priten të krijojnë shtëllunga të thella. Kompanitë ajrore kanë anuluar me qindra fluturime perrëth rajonit.
Kryetari i Bashkisë së Bostonit, u kërkoi bizneseve të marrin në konsideratë lënien e punonjësve në shtëpi, për të reduktuar rrezikun e bllokimit të udhëtarëve. Në New York, ku janë të freskëta kujtimet e uraganit Sandy në tetor qytetarët janë këshilluar të përgatiten për më të keqen dhe janë këshilluar të ruajnë rezerva të mjaftueshme, përfshi ato mjekësore.
Në gjithë pjesën verilindore është bërë thirrje qytetarëve të monitorojnë kushtet e motit dhe të shmangin daljet e panevojshme.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com