GJERMANI- Një tren me 500 pasagjerë është evakuar në Frankfurt pas një alarmi të rremë për bombë. Treni i cili ishte duke udhëtuar nga Zurich për në Kiel, u ndal nga policia gjermane pas një informacioni për bombë. Mësohet se autorietet kishin marrë një telefonatë në të cilën paralajmërohej një sulm me bombë në stacionin Sued të Frankfurt. Autoritetet njoftuan se gjithçka do të ishte e rreme edhe pas kërkimeve të tyre në gjithë stacionin me qen policie.
Komento