Alarm për bombë në gjykatat e Sarajevës, evakuuohen punonjësit në godinat e institucioneve gjyqësore të kryeqytetit boshnjak

Alarm për bombë në gjykatat e Sarajevës, evakuuohen punonjësit në godinat e institucioneve gjyqësore të kryeqytetit boshnjak

Forcat e policisë boshnjake

Të gjithë punonjësit e gjykatave në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës janë evakuuar nga godinat e institucioneve ku punojnë pasi një person ka bërë një telefonatë në polici ku ka thënë se kishte vendosur një bombë.

Për shkak se nuk e ka specifikuar në cilën gjykatë e ka vendosur bombën, policia po kryen inspektime në të gjitha gjykatat, duke vijuar me Gjykatën Kushtetuese, Supreme, Komunale dhe Kantonale.

“Një person i panjohur bëri një telefonatë sot për të raportuar se kishte vendosur një bombë në ‘gjykatën në Sarajevë’. Duke qenë se nuk është specifikuar se për cilën gjykatë bëhet fjalë, të gjitha gjykatat janë evakuuar, objektet janë duke u siguruar dhe inspektime kundër sabotuese”, ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, KS Mersiha Novaliç.

Mediat vendase bëjnë me dije se ende nuk është identifikuar personi që bëri telefonatën që ngriti alarmin në gjykatat e vendit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja