Alarm për përbërje kancerogjene, SHBA ndalon ngjyruesin sintetik ‘Red No3’

Alarm për përbërje kancerogjene, SHBA ndalon ngjyruesin sintetik ‘Red No3’

Ngjyruesit sintetik 'Red No 3'

SHBA ka ndaluar përdorimin e ngjyruesit sintetik “Red No 3” në ushqime dhe ilaçe, pas lidhjeve të zbuluara me kancerin tek minjtë në laborator.

Ngjyra përdoret kryesisht në karamele, kekë, biskota, ëmbëlsira të ngrira dhe ngjyra për mbushje pije, si dhe në disa ilaçe.

Ndalimi është rezultat i një kërkese të bërë në vitin 2022 nga disa grupe, përfshirë Qendrën për Shkencë në Interesin e Publikut, të cilët argumentuan se ngjyra duhet të ndalohej për shkak të lidhjeve të saj me kancerin dhe përdorimit të gjerë nga konsumatorët në SHBA, veçanërisht fëmijët.

Red No 3 u ndalua në kozmetikë 35 vjet më parë nga FDA. Po ashtu, Kalifornia e ndaloi shtimin e këtij aditivu në produktet ushqimore në tetor 2023.

Ngjyra është e kufizuar edhe në vende të tjera jashtë SHBA-së, si në Australi, Zelandën e Re dhe Bashkimin Evropian.

Prodhuesit e ushqimit që përdorin Red No 3 do të kenë deri në janar 2027 për të riformuluar produktet e tyre, ndërsa prodhuesit e ilaçeve do të kenë një vit shtesë deri në janar 2028 për të bërë përshtatjet.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im