Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit

Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit

Donald Trump

Nga Xi Jinping te Javier Milei, nga Jeff Bezos te Mark Zuckerberg. Për ceremoninë e tij të inaugurimit, Donald Trump nuk i kushtoi vëmendje aleancave strategjike apo miqësive historike të Shteteve të Bashkuara, por, si gjithmonë bëri me kokën e tij, duke thirrur rreth 200 të ftuar, mes të cilëve 10 krerë shtetesh dhe qeverish.

Por kush do të jetë në të vërtetë më 20 janar në Capitol Hill? Është konfirmuar prania masive nga Silicon Valley, me të njëjtët miliarderë të teknologjisë që, pas fitores në nëntor, nxituan në Mar-a-Lago për t’u takuar me presidentin e zgjedhur.

Të mëdhenjtë e teknologjisë

Do të jetë në ceremoni CEO i TikTok Chew Shou Zi, që pavarësisht mosmarrëveshjes me qeverinë amerikane do të ulet në skenën e nderit, tradicionalisht e rezervuar për ish-presidentët, anëtarët e familjes dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm. Atij do t’i bashkohen kreu i Meta, Zuckerberg, Bezos i Amazon, CEO i OpenAI, Sam Altman, Tim Cook i Apple dhe CEO i Google, Sundar Pichai, të cilët dhuruan 1 milion dollarë për të ndihmuar në organizimin e ditës së inaugurimit.

Brenda temës së teknologjisë, do të jetë edhe Elon Musk, “shoku i ngushtë” i Donald Trump dhe sekretari i ri i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.

Sa i përket paraardhësve të manjatit dhe grave të tyre, është konfirmuar prania e Joe dhe Jill Biden, Hillary dhe Bill Clinton, George W. dhe Laura Bush. Ndërsa, Barack Obama nuk do të shoqërohet nga Michelle. Një zgjedhje kontroverse, që vetëm Donald dhe Melani e kanë bërë para saj, kur kundërshtuan inaugurimin e Joe Biden katër vjet më parë.

Krerët e shteteve dhe qeverive

Mes të ftuarve që do të mbërrijnë nga jashtë, janë edhe presidenti argjentinas Milei, ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro, kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e tij, por sipas disa mediave amerikane, ai do të jetë në ceremoni.

Prania e Giorgia Melonit është ende e pasigurt, edhe pse ajo tashmë është takuar me manjatin në Florida dy javë më parë. Lista e të ftuarve përfshin gjithashtu presidentin e El Salvadorit Nayib Bukele, i cili e quan veten “diktatori më i lezetshëm në botë” dhe Xi Jinping, i cili megjithatë do të dërgojë një përfaqësues të rangut të lartë.

Nuk pati ftesë për kryeministrin britanik Keir Starmer, pavarësisht marrëdhënieve të veçanta mes dy vendeve. Në vend të tij do të jetë lideri populist anti-BE, Nigel Farage.

As Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk është ftuar: në vend të saj, do të jetë lideri i partisë franceze të ekstremit të djathtë Reconquête, Éric Zemmour dhe ish-kryeministri polak i zgjedhur së fundmi Mateusz Morawiecki lider i konservatorëve të ECR.

E ftuar ishte edhe kryetarja e ekstremit të djathtë gjerman AfD, Alice Weidel, e cila njoftoi se nuk mund të merrte pjesë për shkak të orarit të ngjeshur përpara votimit gjerman më 23 shkurt, por se do të dërgonte bashkëliderin e partisë, Tino Chrupalla.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im