Alarmante situata epidemiologjike në Greqi, 70 humbje jete dhe 6.154 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Shtohen 'zonat e kuqe'

Alarmante situata epidemiologjike në Greqi, 70 humbje jete dhe 6.154 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Shtohen 'zonat e kuqe'

Foto ilustruese

GREQI- Një tjetër rekord i "i zi" është regjistruar në Greqi, për sa i përket shifrave alarmante të COVID-19. 70 humbje jete dhe 6.154 qytetarë kanë rezultuar pozitive me virusin në 24 orët e fundit, ndërsa po shtohet çdo ditë numri i "zonave të kuqe" në vend.

 Në spital aktualisht për të marrë shërbimin e specializuar të mjekë janë të shtruar 530 pacientë, prej të cilëve 446 janë të pavaksinuar, ose të vaksinuar pjesërisht.

Numri total i infektimeve ka shkuar 828.032, ndërsa ai i vikamave është 16.686 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Një alarm i ri është ngritur në Greqi për shkak të rritjes drastike dhe të menjëhershme të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

Menjëherë qeveria ka marrë masa të reja anti-COVID për të mbajtur nën kontroll situatën e pandemisë, duke vendosur certifikatën e vaksinimit si biletën e vetme për të qëndruar në ambiente publike dhe me shumë njerëz.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion