“Ishin dhjetë thasë me pula, i pastrova dje e pardje dhe i hodha në Shkumbin. Ata hidhen përditë, sot ishte një makinë pa targa, vajta dhe i thash, ishin dy çuna, ti s’ke punë më thanë që ne flasim në telefon, vura re unë, që makinat ishin plot me pula dhe I hedhin nëpër qoshe hekurudhash”-thotë punëtori i mirëmbajtjes.
“I hedhin andej nëpër qoshka të rrugëve, ka dy javë që po ndodh kjo punë”-thotë qytetarja.
Për këtë rast ështe njofuar shërbimi veterinar, i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Kryeveterineri Fatmir Ozuni shprehet se në qarkun e Elbasanit nuk ka pulari që mbarështojnë rraca të tilla. Ai shpreh me siguri se mjeti me ngarkesë vjen nga rrethet fqinje.
“Ju falenderojmë dhe ne sapo morëm njoftimin, konstatojmë që janë hedhur dhjetë apo pesëmbëdhjetë pula të ngordhura të racës së bardhë, në qarkun tonë nuk disponohen rritje të tilla pulash, por vetëm se është një abuzim i qarqeve për rreth të cilat I kanë hedhur këtë thes. Ne si shërbim veterinar morëm masat e menjëhershme, po i groposim dhe po i djegim këto dhe njëkohësisht do të jemi në monitorim të situatës për të bërë veprimet e mëtejshme”-shprehet Fatmir Ozuni.
Shërbimi veterinar ka grumbulluar shpendët e ngordhura dhe i ka asgjesuar, duke i djegur plotësisht. Pas kësaj ngjarjeje kryeveterineri Ozuni shprehet se do të shtojë kontaktet me banorët e zonës për të parë më nga afër këtë situatë .
[gallery]24599[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO









