"Humbja e masës globale të akullnajave, shkrirja e permafrostit dhe shkrirja e mbulesës së dëborës dhe akullit të Arktikut janë të destinuara të vazhdojnë deri në periudhën 2031-2050, për shkak të rritjes së temperaturës së sipërfaqes së tokës, me pasoja të pashmangshme për tejmbushjet e lumenjve dhe rreziqet lokale" - thuhet në raportin" Oqeani dhe krosospfera në një klimë që ndryshon"(krosfera është shtrirja e akullit).

Raporti i publikuar sot nga Principata e Monakos (ku studiuesit janë mbledhur për ditë të tëra për draftin përfundimtar) është plotësim i raportit të lëshuar në muajin maj ("Ndryshimi i klimës dhe territori"), dhe raportit tjetër "ngrohja globale me 1.5 gradë", I hedhur në qarkullim në muajin tetor 2018.

Në shekullin XXI, sipas IPCC, (Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Ndryshimeve Klimatike), oqeanet janë të destinuar ti nënshtrohen "kushteve të pashembullta të rritjes së temperaturave, shtresimit më të madh të niveleve të sipërfaqes, acidifikimit të mëtejshëm, rënies së oksigjenit dhe ndryshimit të prodhimit primar neto (prodhimi i peshkut dhe algave).

Valët e nxehtësisë së detit dhe ngjarjet ekstreme si El Nino dhe La Nina janë të destinuara të bëhen më të shpeshta, ngjarjet ekstreme të nivelit të detit që kanë qënë historikisht të rralla, janë të destinuara të ndodhin më shpesh (të paktën një herë në vit), në shumë zona deri në vitin 2050, veçanërisht në rajone tropikale.

Rritja e nivelit të detit do të vazhdojë edhe përtej vitit 2100

"Intensiteti mesatar" i cikloneve tropikale dhe përqindja e cikloneve të kategorisë 4 dhe 5, tashmë është rritur në dekadat e fundit. Në një botë me +2 gradë Celsius,  shkalla e rritjes së nivelit të detit mund arrijë rreth 1 metër në vitin 2300.

Për IPCC, një ulje e biomasës globale të kafshëve detare, në prodhimin dhe potencialin e tyre të peshkimit dhe një ndryshim në përbërjen e specieve, pritet në shekullin XXI në ekosistemet oqeanike. Ndryshimet e ardhshme në krososferën e tokës (akullnajat malore dhe malet) janë të destinuara të godasin burimet ujore dhe përdorimet e tyre, siç janë hidrocentralet dhe bujqësia.

Zjarret pritet të rriten ndjeshëm për pjesën tjetër të shekullit në rajonet tundra dhe ato boreale, si dhe në disa rajone malore".