TIRANË - Shtypi italian po i kushton një vëmendje të veçantë situatës së refugjatëve në kufijtë e Greqisë për shkak se Italia druhet se një ndryshim i mundshëm i itinerarit të refugjatëve do të përfshijë edhe atë vetë. Korrespondentë të shumtë janë mbledhur në Kapshticë në pritje të ngjarjeve që mund të zhvillohen me shpejtësi nëse refugjatët dynden në kufirin shqiptar. Frika e italianëve është se pasi të hyjnë në Shqipëri, refugjatët do të lidhen me trafikantët që do i dërgojnë në Itali me skafe. Sipas tyre, trafikantët po përgatiten për biznesin e ri, ndaj edhe “shpërthimi” në kufij do të jetë i afërt.
/Shqiptarja.com












