TIRANE - Një alarm për bombë bëri që policia të evakuonte ambientet e godinës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që ndodhet në bulevardin “Zhan Dark”. E gjitha ndodhi për më shumë se një orë gjatë paradites së sotme kur policia hyri në sallat e gjyqtarëve dhe në sallat e gjyqeve dhe njoftoi evakuimin. Pas kontrollit të imtësishëm me qen antiekspoliziv policia bën të ditur se kishim të bënim me një alarm fals për bombë. Gjykata rifilloi punë rreth orës 13:00.
ALARMI PER BOMBE RRETH ORES 10: 30
Rreth orës 10:30 policia mbërriti pranë Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës dhe bëri evakuimin e të gjithë stafit. Gazetari i Tv A1 Report Arsen Rusta informoi se ishin ndërprerë të gjitha seancat dhe ishte urdhëruar personeli të dalë jashtë gjykatës. Forca të shumta të policisë dhe qentë antieksploziv ndodheshin në Gjykatë si kontrolluan ambientet. Madje
Policia e Tiranës rrethoi me shirit godinën e Gjykatës dhe nuk lejonte asnjeri të hynte brenda. U kontrollua dhe bodrumi i gjykatës, si dhe iu ndërpre rryma elektrike. Nga gazetari ynë në vendngjarje informonte se gjatë ditës së sotme ishin parashikuar 3 masa sigurie dhe disa gjyqe civile. Nuk ishte parashikuar ndonjë gjyq i bujshëm me njerëz të njohur të botës së krimit.
ALARMI FALS NGA NJE TELEFONATE KABINE
Pas një orë kërkimesh nuk u asgjë ndërkohë dhe policia deklaroi se kishim të bënim me një alarm fals. Mendohet se telefonata është bërë nga një kabinë telefonike, e cila ndodhet pas Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës. Nga kamerat e sigurisë mendohet se njeriu i telefonatës mund të ketë qenë një burrë rreth moshës 50- 60 vjeç që mund të ketë një konflikt të pazgjidhur në gjykatë.
DESHMIA E AVOKATIT: POLICIA NA THA TE EVAKUONIM GJYKATEN
Avokati Idajet Beqiri tregon momentin si u njoftua nga policia për të evakuar godinën “Kishim një gjyq në katin e tretë me gjyqtarin Teuta Hoxha. Në orën 10:20 hymë në sallë dhe në 10: 40 dy policë hynë me vrull në sallën e gjyqit dhe na thanë të boshatisim me urgjencë sallën gjyqit dhe të dilnim përjashta. Të gjitha zyrat e gjyqtarëve u boshatisën me shpejtësi. Njerëzit filluan të përplaseshin kur po dilnin. Situata ishte kaotike.“

(Foto: Avokati Idajet Beqiri duke folur per Tv A1 Report)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com