Microsoft ka kërkuar falje publike pas një ndërprerjeje masive të shërbimeve të saj, e cila zgjati afro 24 orë dhe preku miliona përdorues në të paktën 70 shtete të botës.
Problemi bëri të paarritshme disa prej platformave më të përdorura të kompanisë, përfshirë Teams, Outlook dhe programin e inteligjencës artificiale Copilot. Ndërprerja shkaktoi vështirësi për institucione shtetërore, biznese dhe përdorues të zakonshëm, të cilët nuk mundën të përdornin normalisht këto shërbime, raporton BBC.
Në një deklaratë zyrtare, Microsoft u shpreh se ishte “thellësisht e keqardhur” për ndërprerjen dhe shqetësimet e shkaktuara te përdoruesit. Kompania sqaroi se problemi nuk kishte ardhur si pasojë e një sulmi kibernetik dhe as nuk lidhej me inteligjencën artificiale apo agjentët e saj.
Sipas Microsoft, shkaku ishte një përditësim i mëparshëm i kapacitetit të rrjetit, i cili solli probleme në funksionimin e shërbimeve të kompanisë.
Lajmi kryesor:
Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!








