Një burrë gjysmë i zhveshur ka alarmuar policinë greke në Athinë. Ai qëndronte përballë monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe kërcënonte se do të qëllonte me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të së martës.
Ai u shfaq para parlamentit duke mbajtur një pankartë ku shkruhej "Mbreti Minos, grusht shteti", dhe bërtiste ndërsa fjalët nuk i kuptoheshin. Dy ekipe të policisë mbërritën atje dhe pas rreth 90 minutash arritën ta çarmatosnin e ta arrestonin, shkruajnë mediat greke.
Nuk ishte e qartë nëse ai kishte bërë kërkesë apo kërcënoi të bënte vetëvrasje.