Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për Presidentin Barack Obama tha se Shërbimi Sekret zbuloi një pajisje që besohet të jetë një mjet fluturues i vogël pa pilot në territorin e Shtëpisë së Bardhë.
Josh Earnest foli me gazetarët që po udhëtojnë me presidentit Obama dhe zonjën e parë Michelle në Nju Delhi. "Është një pajisje që u zbulua nga Shërbimi Sekret në Shtëinë e Bardhë. Shenjat e para tregojnë se ajo nuk përbën ndonjë lloj rreziku tani për tani ndaj askujt në Shtëpinë e Bardhë. Por kur Shërbimi Sekret të ketë më shumë informacione ndaj hetimit që po kryejnë, do ta ndajnë atë."
Ai nuk tha ekzaktësisht ku u gjet pajisja dhe tha se Shërbimi Sekret do të jepë më shumë informacione kur ato të jenë të gatshme. Nuk është e qartë nëse dy vajzat e presidentit Obama ishin në shtëpi në atë kohë. Incidenti bëri që autoritetet të kufizonin hyrjen në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.
/Shqiptarja.com