Alaskë, rekord i ngrohti, temperatura mbi 30 gradë Celsius

Alaskë, rekord i ngrohti, temperatura mbi 30 gradë Celsius

4 korriku 2019 do të hyjë në librat e historisë të Alaskës, por jo për Ditën e Pavarësisë,  temperatura i ka tejkaluar 30 gradët në Anchorage, një qytet bregdetar dhe më i ftohti në Shtetet e Bashkuara, ku 32.2 gradët e regjistruara, praktikisht janë të njëjta si në Miami, Florida

Autoritetet anuluan shfaqen e fishekzjarreve, e planifikuara për Ditën e Pavarësisë, për shkak të klimës "jashtëzakonisht të thatë".

Rekordi i mëparshëm në Anchorage është 29 gradë dhe daton në vitin1969, ndërsa temperatura mesatare këtë sezon është rreth 18 gradë.

Gjatë muajit qershor në shtetin amerikan, një pjesë e të cilit ndodhet brenda Rrethit Arktik, temperaturat ishin mbi mesatare.

Shërbimi Kombëtar i Motit u ka bërë thirrje njerëzve të pijnë shumë ujë, të kërkojnë hije dhe të veshin rroba të lehta.

Ngrohja Alaskan në vitet e fundit është e lidhur sipas ekspertëve pjesërisht me ngrohjen e Oqeanit Arktik.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe për kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë!

‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe për kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë!