Alba dhe Anila sfida
femërore në gazetë e internet

Alba dhe Anila sfida <br />femërore në gazetë e internet
Alba Malltezi bashkë me Anila Bashën e një staf të zgjedhur gazetarësh të shtypit të shkruar dhe atij elektronik nisin sfidën e gazetës së përditshme kombëtare “Shqiptarja.com” dhe faqes në internet.

Siç mësuam ne të “Thash&Theme” jo vetëm emri i medias së re është femëror, por edhe shumica e stafit përbëhet nga vajza si psh. gazetarja e mirënjohur e kulturës Admirina Peçi, ajo e problemeve sociale Esmeralda Keta, në website Suela Gera. Edhe Drejtore e marketingut është po një vajzë, Julinda Dhame, elegante dhe sportive, e gatshme të përballet me tregun e vështirë të mediave po me aq sukses sa realizon garën Rally Albania.

Në këtë foto, Anila dhe Alba shohin menabonë e numrit të parë dhe çdo gjë në ambjent duket e kombinuar: Bluzja e Anilës, shalli i Albës dhe piktura e Arben Golemit në sfond lënë “trashëgimi” nga Shoqata e Arkitektëve Shqiptarë, ose më mirë nga kryetari i saj Artan Shkreli, që i pati më parë këto zyra.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë