Alban Daci: Dërgimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias!

Alban Daci: Dërgimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias!

Komisioni i Venecias

Në hierarkinë e sistemit të drejtësisë duhet të sqarojmë se niveli me i lartë dhe i padiskutueshëm, por vetëm i zbatueshëm është Gjykata Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni i Venecias nuk është organ vendimmarrës as në nivelin e brendshëm të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë e as në nivel ndërkombëtar, sepse nuk është gjykatë.

Zakonisht vendimet e një vendi sovran kur janë të diskutueshme, për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dërgohen në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut ose në “Arbitrash Ndërkombëtar” kur është çështje pronash/pronësie dhe pasi të ketë mbaruat të gjitha nivelet e gjykimit të shtetit sovran.

Vendimi në fjalë i Gjykatës Kushtetuese kam besim se nuk bën pjesë ne asnjërën kategori. Kjo është çështje e mirëfilltë sovraniteti dhe nuk ka asnjë autoritet ndërkombëtar që mund ta gjykoj ose të jap opinione.

Komisioni i Venecias jep vetëm opinione që nuk janë të detyrueshme për shtetet sovrane e sidomos kur flasim për rendin kushtetues.

Dërgimi i rastit në Venecia nuk e zgjidhe problemin e përplasjes se institucioneve shqiptare, por vetëm në mënyrë të dëshpëruar pala kërkuese/pushteti politik kërkon të fitohet kohë duke shpresuar që të afrohet mbarimi i kësaj legjislature.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zakonisht dërgohen për opinione edhe në rastin e Komisionit te Venecias, nga Opozita apo faktorë të tjerë dhe jo nga pushtetit politik.

Demokracitë rrezikohen gjithmonë nga "diktatura e shumicës", e cila jo vetëm cënon parimin bazë të funksionimit të demokracisë përfaqësuese, por cenon seriozisht edhe parimi bazë të ndarjes dhe ekuilibrave të pushteteve! Imagjinoni, një shumicë Parlamentare që ka shumicën në Parlament dhe ka pushtetin e plotë politik e të qeverisjes që vendos në votim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke i marr kompetencat dhe duke cenuar hapur rolin dhe funksionin e saj se gardiane të Kushtetutës dhe garante të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve.

Vënia në diskutim i vendimit te Gjykatës Kushtetuese ose kërkimi i një opinioni shtese, qoftë edhe me Komisionin e Venecias mund të bëhet kur:

- Nuk ka besim për rolin dhe përbërjen e Gjykatës Kushtetuese

- Kur ka dyshime se përbërja dhe funksionimi i saj është jo kushtetues

Asnjëra nga këto alibi nuk qëndron në rastin e Shqipërisë, sepse nuk ka asnjë raport serioz e prestigjioz negativë për funksionimin dhe përbërjen e Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Venecia është një organ i rëndësishëm me opinione pozitive/ jo detyruese për vendet që nuk kanë demokraci të konsoliduar.

Vendet anëtare të BE duke përfshirë edhe vetë Italia nuk i drejtohen thuajse asnjëherë këtij opinioni për të dhënë opinione për çështje të ndryshme juridike e aq më për pak për vendimet e Gjykatave Kushtetueses.

Dërgimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për opinion në Komisionin e Venecia dëshmon në të vërtetë realitetin e kundër që propagandohet, se Shqipëria është e gatshme për hapjen e kapitujve dhe avancimi i procesit të integrimit me qëllim final anëtarësimin me të drejta të plota në BE!

Pra, Parlamenti dhe Pushteti me dërgimin dhe pritjen e marrjes së opinionit të Venecias po dëshmojnë se Shqipëria nuk ka institucione të konsoliduara duke përfshirë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Diktatura e shumicës" argumenton se për shkak të dy votimeve në Parlament ishte e domosdoshme më parë "opinioni i Venecias" dhe pastaj zbatimi i Kushtetueses! Në Fakt të dy vendimet  e votimit në Parlament janë antikushtetuese e përgjegjëse për këtë e Ka vetëm "Diktatura e shumicës". Jo, më jo! Në një vend sovran ka vetëm me opsion e një zgjidhje: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese! Ka shumë gjasa që Komisioni i Venecias të mos prononcohet fare për këtë rast, sepse është jashtë kompetencave të tij!

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, ja sa kushton

Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, ja sa kushton