Alban Daci: Ku po shkon konflikti në Ukrainë?

Alban Daci: Ku po shkon konflikti në Ukrainë?

Foto nga lufta në Ukrainë

Për të bërë këtë artikull, ndër të tjera i jam referuar librit të Marco Travaglio publikuar në italisht me titull “Ukraina, Rusia dhe Nato me pakë fjalë” publikuar këto ditë. Ky libër është një manual shumë i vyer për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh në Ukrainë!

Para pushtimit , Rusia kontrollonte 7.04% (42 mijë klm) të Ukrainës: Me marrjen e Krimesë në 2014 dhe jo drejtpërdrejtë pjesët e Lugansk e Donesk të shpallura të pavarura në të njëjtin vit. Në ditët e para të pushtimit  Rusia arrin të kontrollojë rreth 20% të territorit pastaj për të zbritur në 17% me kundërofensivën Ukrainës gjatë verës. Në 2023 me dështimin e kundërofensivës të dytë të Ukrainës dhe me kundërsulmin rus, rusi e rrit në 17,5% kontrollin mbi territorin. Në 2024 kontrolli i Rusisë është arritur në 19%.  Në vitin 1991, me pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, Ukraina kishte rreth 52,3 milion banorë. Kur filloi pushtimit në 2022 kishte rënë në 44 milion.  Tani ka rënë në rreth  37 milion banorë dhe Moska kontrollon një të pestën e territorit me rreth 5 milion banorë (mes banorëve që jetojnë në zonat e pushtuara dhe ata të larguar në Rusi) duke zvogëluar në fakt në 28 milion banorë.

Ekonomikisht Ukraina edhe pse prodhon sasi të mëdha të drithërave është Shteti më i varfër i Europës pas Moldavisë. Por është një ndër shtetet më të armatosura të botës: para pushtimit radhitej për nga armatimi në vendin e 22 si fuqi ushtarake e planetit. Është një ndër vendet më të korruptuara në Botë duke u renditur në vendin e 122 dhe Rusia në vendin e 136. Sipas publikimit të “Reporterëve pa kufij”:  e rendit në vendin e 97 në 180 vende përsa i përket lirisë së fjalës dhe të shtypit e ndërsa Rusia është në vendin e 150.

Rusia ekonomikisht është e renditur në vendin e 11 në Botë për DGP dhe vendin e 6 në botë për forcën e blerjes. Gjithashtu Rusia ka një autosuficentë pa krahasim me të tjerë, sepse ka rreth 20% të burimeve natyrore të Planetit. Ka ushtrinë e dytë në Botë, pas SHBA dhe para Kinës. Është fuqia e parë bërthamore me rreth 6 mijë armë atomike.

Rusia deri në 2024 do të ketë rreth 1,38 milion ku 1,5 ushtarë aktiv në shërbim  dhe rreth 888 mijë personel me civil si dhe 1,5 milion rezervistë. Ka një kapacitet rekrutimi rreth një mijë ushtarë në ditë. Në Ukrainë dhe në Kursk ka impenjuar rreth 600 mijë dhe rreth 110 mijë në Republikat e Lugansk dhe Donetsk.

Ukraina ka rreth 900 mijë ushtarë nën armë prej të cilëve rreth 600 mijë janë pjesë e shërbimit aktiv dhe rreth 300 janë mes gardës kombëtare, rezervistë, paramilitar dhe “vullnetarë” të huaj.  Tani Ukraina tenton të rekrutojë e mijëra të tjerë me reformën e re të rekrutimit. Në front ka impenjuar rreth 600 mijë ushtarë  pjesë e të cilëve janë edhe ata të rekrutuar forcërisht që nuk janë të stërvitur mirë.

Rusia dhe Ukraina thonë se palët kanë humbur më shumë se gjysmë më milioni ushtarë. Këto duken si shifra të ekzagjeruara për sa kohë nuk ka të dhëna konkrete të publikuara. Ndoshta deri në fund të konfliktit numri i të rënëve mund të jetë kaq i madh. Megjithatë, mendoj se numri nuk është shumë i rëndësishëm, por ajo që është e rëndësishme është fakti se ky konflikt ka kosto të rënda dhe të jashtëzakonshme për të dyja palët.

Instituti “Kiev” ka llogaritur se nga 2022 deri më 31 gusht 2024 aleatët e kanë ndihmuar Ukrainën për rreth 317,3 miliard dollar. Totali i dhënë deri tani është rreth 221,55: 114,8 në armatim dhe 16 miliard në ndihma humanitare, pjesa tjetër është pjesë e kontributeve financiare.

Sipas OKB nga nisja e pushtimit rus e deri në tetor 2024 janë rreth 6,7 milion refugjatë ukrainas (në të vërtetë janë rreth 8 milion) që janë larguar në Europë ose në Rusi dhe rreth 3,7 janë të pastrehë dhe të zhvendosur brenda territorit të Ukrainës.

SHBA, BE dhe vendet e tjera aleate kanë sanksionuar rreth 16500 objektiva ruse. Këshilli Europian ka llogaritur rreth 24,98 miliard euro të mira private të ngrira nga BE, 211 miliard asete të Bankës Qendrore ruse të bllokuara (më shumë se 20 jashtë BE-së), 91,2 miliard të importimeve e 48 miliard të eskporteve drejt Rusisë.

E vërteta e Krimesë? Në vitin 1954, pasuesi i Stalinit, Nikita Krushov i “dhuron” Krimenë Republikës së Ukrainës për të festuar 300 vjet nga Traktati i Perejaslav mes kozakëve dhe rusëve.  Një dhurim që më vonë Rusia nuk do e njohë, sepse nuk është konfirmuar asnjëherë nga refundim konfirmues siç parashikohej në Kushtetutën sovjetike.

Në vitin 1613 titulli Zar i Rusisë kalon tek dinastia Rumanov që do të mbretëronte deri në revolucionin e tetorit. Pjetri i Madh merr fronin në vitin 1689 duke e zgjeruar perandorinë deri në Paqifik dhe krijon kryeqytetin e rin e Shën Pjetersburg. Katerina II (nga 1762) bën reformat e para iluministe dhe e zgjeron më tej perandorinë  në Ukrainën aktuale Qendrore, orientale duke përfshirë edhe Khanatin (territor i qeverisur nga një Khan) e Krimesë (1783). Territoret e Ukrainës i bashkoheshin Carit  emrin “Rusia e voglës” dhe në mënyrë progresive të rusifikuara duke ndaluar edhe përdorimin e gjuhës ukrainase. Në Ukrainën Juglindore Xari themelon qytetet e mëdha si Mariupoli, Kherson, Odeza, Sebastopoli, Bakhmut e ndërsa në Perëndim të Ukrainës qytetet si Galicia, Transkarpacia dhe Lodomiria (ose Volinia, rajon i Leopolit) kalon nga Polonia në Perënadorinë Austriake që do e mbajë deri në perëndimin e saj në 1918 me Luftën e I Botërore.

Cari  Aleksandri I (nga 1801) inspiron koalicionin që mund Napoleonin (1812) dhe pastaj ndodh Kogresi i Vienës (1815). Pastaj Rusia përtej kontrollit të Detit të Zi sifguron edhe Bosforin duke mundur Perandorinë Osmane  në 1829 duke e shtuar influencën e saj në Ballakn (Moldavi dhe Vllahi) dhe në Lindjes e Mesme. Në vitin 1853 shpërthen lufta e Krimesë: Perandoria Osmane, Franca, Anglia dhe Mbretëria e Sardenjës kundër Rusisë që mundet dhe me traktaktin e Parisit të firmosur në vitin 1856 Aleksadri II mban Krimenë dhe pjesën më të madhe të territorit aktual të Ukrainës, por duke paguar një çmim të lartë, sepse është i detyruar të braktis  prezencën me anije në Detin e Zi për rreth 14 vjet. Deri në luftën Franko-Prusiane të vitit 1870, kur Parisi mundet dhe rusia kthehet me flotën e saj në Detin e Zi duke krijuar bazën e saj në  Sebastopoli.

Historia e Ukrainës është pjesë e atyre popujve që kanë kërkuar gjithmonë të jenë të pavarur dhe të kishin shtetin e tyre. Përpjekjet e Ukrainës për pavarësi ka qenë të vazhdueshme dhe konstante, por fati i tyre dhe faktet historike e penguan një gjë të tillë derisa u krijuar Bashkimi Sovjetik i cili krijojë Republikën Ukrainës me këto kufijtë që ka sot. Në fakt, Bashkimi Sovjetik i krijonte republikat e saj mbi logjikën e ndarjes administrative dhe të kontrollit të territorit duke mos respektuar shpesh as realitet historike apo etnike.

Megjithatë është fakt se Ukraina që ne njohim sot është falë Bashkimit Sovjetik. A do të kishim këtë Ukrainë nëse nuk do të ishte Bashkimi Sovjetik? Këtë nuk mund ta dimë, por një gjë është e sigurt, se përpjekjet e vazhdueshme të ukrainasve për pavarësi herët a vonë do të kishte një rezultat konkret në këtë drejtim.  Bashkimi Sovjetik e krijoi Ukrainën, por kjo e fundit ishte ajo që ndoshta në krahasim me të gjitha republikat e tjera që pagoi çmimin më të lartë të urisë dhe të luftës politike të Stalinit duke I shpallur shumicën kulak, sepse ukrainasit ishin pronarët më të mëdhenj të tokave në ish Bashkimin Sovjetik. Politika e kolektizimit të detyruar nga Stalin shënoi mijëra të vdekur nga uria në Ukrainë, shumë të pushkatuar, shumë të shpallur kulak e shumtë të tjerë të shpërngulur.  Përtej faktit se ukrainasit kanë pasur gjithmonë lëvizjet e tyre për Pavarësi në çdo moment historik, kjo lloj politike e Moskës përmes Stalinit rriti akoma më shumë urrejtjen e Ukrainës Perëndimore kundër rusëve dhe Bashkimit Sovjetik.

Ka konflikte që nuk zgjidhen me luftë. Një prej tyre është edhe lufta e Vietnamit dhe aktualisht kjo e Ukrainës. Prandaj, është e nevojshme një paqe e menjëhershme pa investuar më në vazhdimësinë e konfliktit. Nuk ka “paqe” të drejtë, por duhet një paqe për t’i dhënë fund konfliktit për të marr fund vuajtjet njerëzore. Vazhdimi i konfliktit nuk e zgjidhë krizën, sepse rusët do të vazhdojnë të luftojnë për të marrë më shumë territore e ukrainasit do të vazhdojnë të luftojnë për të mbrojtur ekzistencën e tyre.

Deri tani ka qenë ideja: do të hyjmë në bisedime vetëm nëse Rusia tërhiqet nga territoret e Ukrainës.  Nëse Rusia do të tërhiqej që nuk do të ndodhë, në fakt nuk do të kishte nevojë për negociata, sepse praktikisht nuk do të kishte se për çfarë do të negociohej.

Tashmë Zelenski po na bën të kuptojmë se nuk ka kuptim të vazhdohet të luftohet për Krimenë. Në fakt, 2014 Putin  rivendosi sovranitetin e tij, sepse ligjërisht Krimea nuk ka qenë asnjëherë pjesë e sovranitetit të Republikës të Ukrainës. Ajo është bërë me një akt dhurimi, por pa u legjitimuar sipas Kushtetutës të Bashkimit Sovjetik.

Ukraina, duhet të gjejë forcën duke pranuar realitetin që të hyj në bisedime me Rusinë dhe të mbroj atë që deri tani konsiderohet më shumë 80% territorit zyrtar. Marrëveshja me Putin do të jetë me klauzola dhe me garanci edhe perëndimore që Putin të mos ndërrojë mendjen në vazhdim për të kërkuar gjithnjë më shumë, aq më shumë sa edhe përtej territorit zyrtar të Ukrainës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linza: 21/11/2024 22:55

    Rusia eshte nje tiger prej letre. Ndryshe nuk do merrte ushtare nga koreja veriut, nuk do mobilizonte gjithe llumin e burgjeve, hajdute, prostituta etj. Ky gazetari italian Marco Travaglio, akuzohet edhe ne Itali se eshte ne favor te Putinit. Si duket paguhet mire nga ruset. Edhe ti Daci me kete qe ke kopjuar nga ai plehra italian vihesh ne dyshim. Ti thua: Ukraina nuk e ka patur asnjehere Krimene. Po Rusia ku e gjeti? Kur Ekateria e M, pushtoi Krimene vetem 2% ishin ruse. Ata debuan popullsite vendase dhe u shtuan si barerat e keqia. Ne shek XV Rusia ishte 550000 km katrore, tani eshte 22 here me e madhe, dhe nuk ngopet duke pushtuar. Deri sa te thyeje koken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë