Adriatik Lapaj është sot i vetmi aktor politik që përfaqëson më shumë një lëvizje sesa një subjekt klasik politik që kufizohet në protesta përballë Kryeministrisë. “Shqipëria Bëhet” nuk është thjesht një parti; është një aksion politik në ndërtim, një proces ende i papërfunduar, që në vetvete përfaqëson idenë e ndryshimit.
Emërtimi “Shqipëria Bëhet” është domethënës: nuk flet për një realitet të kryer, por për një mision në ecje. Ndoshta Adriatik Lapaj do ta konsiderojë të përmbushur këtë subjekt politik vetëm atëherë kur “Shqipërinë ta ketë bërë”, sipas vizionit të tij politik dhe qytetar.
Lapaj është sot një nga të paktët që përballet drejtpërdrejt me pushtetin, i mbështetur nga një grup simpatizantësh dhe jo nga struktura privilegjesh. Establishmenti bëri gjithçka për ta përjashtuar nga çdo hapësirë pushteti, duke menduar se do ta eliminonte politikisht. Në fakt, ndodhi e kundërta: e lanë të lirë. Dhe kjo liri i dha mundësinë të protestojë si qytetar, bashkë me qytetarët, pa interesa për të mbrojtur apo privilegje për të ruajtur.
Për shumë shqiptarë, kjo është arsyeja pse protesta e tij shihet si e sinqertë: sepse ai nuk mbron pushtet, por sfidon pushtetin.
Në një moment kritik për vendin, Adriatik Lapaj ka zgjedhur rrugën më të gjatë dhe më të vështirë: përballjen. Në pamje të parë, kjo ngjan si një histori e paracaktuar për dështim. Por historia – dhe madje hidrografia politike – na ka mësuar se ata që tregojnë koherencë, guxim dhe këmbëngulje në kohë të trazuar, kalojnë një rrugë të vështirë, por dalin më pas si liderë të fortë. Sepse ujërat e turbullta nuk zgjasin përgjithmonë; ato shoqërojnë fundin e një establishmenti dhe lindjen e modeleve të reja të lidershipit dhe politikëbërjes.
Sot, si për pakicën e guximshme, ashtu edhe për shumicën indiferente, Adriatik Lapaj po shfaqet si një lider premtues, përtej marrëveshjeve të fshehta, interesave të pushtetit apo kalkulimeve të zakonshme për aleanca.
Ai ka zgjedhur një rrugë të vështirë dhe relativisht të gjatë, por potencialisht të suksesshme. Kritika kryesore që mund t’i bëhet është se lëvizja e tij ka nevojë për një kauzë të madhe, konkrete dhe gjithëpërfshirëse, që prek drejtpërdrejt jetën e çdo shqiptari. Diskursi për korrupsionin dhe keqqeverisjen është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për të mobilizuar masivisht shoqërinë.
Adriatik Lapaj duhet t’i japë lëvizjes së tij një kauzë identitare, ashtu siç bëri Albin Kurti. Përballja politike mund të ketë kosto afatshkurtra, por në afatgjatë shpërblehet me besim politik dhe elektoral, duke e konsoliduar figurën e tij si lider.
Po ashtu, ai duhet të pasurojë diskursin politik, të rrisë oratorinë dhe të artikulojë përgjigje më të shkurtra, më të mprehta dhe më “të kripura” për çështjet kryesore.
Mbështetja ndaj Adriatik Lapaj do të varet nga koherenca, konsekuenca dhe vullneti për përballje pa kompromise. Ai duhet të jetë konstant, insistues dhe i gatshëm për sakrificë në funksion të kauzave dhe vizionit të tij politik.
Komente









Një pyetje, tek fjalia 'Establishmenti bëri gjithçka për ta përjashtuar nga çdo hapësirë pushteti, duke menduar se do ta eliminonte politikisht.' - mund të sqaroi artikullshkruesi se kush është establishmenti e çfarë bëri konkretisht për ta eliminuar politikisht ???
PërgjigjuPikës i ke rënë. Ia ke lujt fenë, megjithëse Shqipëria bëhet kur të mos ketë tipa si Lapaj. Kujdes mos ia harro tezen, vajzën e tezes, dajat, xhaxhallarët, baballarët, hallat e me radhë, me ata Shqipëria bëhet edhe më për ibret nga ç'është.
PërgjigjuAdriatik Lapaj " Pinokio dhe aventurat e tij". Une mendoj qe njeriu perpara se te bej nje koment apo te shkruaj dicka per nje njeri duhet te jemi te sinqert dhe ne baz se cfare ka bere ai njeri " Nje akt, nje gabim, nje padrrjtsi, nje mashtrim, nje gafe, dmth duhet ta shkruajm te verteten e tij dhe jo ta anashkalojme. Lapaj thjesht na beri te kuptojm shpejt se ai do ishte nje lider i rrezikshem, dhe nje njeri i uritur per pushtet, imagjino te kishte fituar dicka ai te shtypte. Une nuk mbaj mend tket fut edi rama apo berisha njerzit e vet per deputet, me fut nje saldator ta besh deputet. Gjith i dim gabimet e edi rames dhe sali berishes, sesht nevoja tna i thot Lapaj sikur i ra ndermend per njerzit. Ai esht ne shesh sepse do te laje ate cfare e beri te keqij. Nuk ka nevoj me as per komente as per replika
PërgjigjuMario dhe Gjergji keni te drejte. Populli i pa dallaveret qe beri Llapaj ne zgjedhjet e 2025 Me teze, halla, daja etj. Turp. Njeri kot. Bemat e qeverise i dime dhe nuk eshte nevoja ti thote ai. Ai duhet te tregoje kush eshte dhe alternativatnper zgjidhje. Thjesht muhabet kafeneje. Nuk ka intelekt, populist. K duket vetja dikushi. Nje hic.
PërgjigjuPèr tè marrè besimin e kètij populli tè vrarè, vjedhur dhe pèrçmuar nè pothuaj 4 dekada, do tè kèrkojè ca mè tepèr sesa fjali tè shkruara fluturimthi nè njè artikull. As krahasimet kuturu me Albin Kurtin, nuk ngjisin. Kurti, nuk bènte luftè pèr mandate dajosh e tezesh, mbas zgjedhjeve. Vèllezèrit, i kam pèr tek shtèpia e babait, thoshte dhe thotè ai, dhe jo pèr tek zyra e kryeministrit tè shqiptarève. Ajo qè mbetet dalluese dhe pothuaj kusht pèr mbijetesèn dhe egzistencèn e njè force tè re nè horizontin politik tè dalè boje shqiptar,,,èshtè ndarja klinike nga forcat politike shkaktare tè kèsaj situate. A ka Adriatik Lapaj formatin e njè delfini apo tè njè personi qè shqiptarèt do tè mund ti besonin, kètè nuk mund ta thotè askush. A mjafton kauza e antikorrupsionit pèr tè ndèrtuar njè strategji pèr njè forcè tè re politike? PO,,,kjo èshtè mèse e mjaftueshme. Korrupsioni dhe hajdutèria e qeveritarève dhe opozitès shqiptare sot, e kanè sjellè vèndin jo vetèm buzè gremine por pranè asaj tjetrès,,,,edhe sa kohè do mundemi si shoqèri shqiptare tè mbijetojmè?
Përgjigjupara nje viiti i njejti analist fliste me superlativa per yllin qe ndriconte dhe shpresen e madhe Lulezim Basha. A me thote njeri cfare ndodhi me te? Ku eshte dhe cfare po ben
PërgjigjuNuk e zgjidh me njeri Llapajn, sepse e pane cfare beri me zgjedhjet qe kaluan. Po te doli nami, harroje ta fusesh me ne shishe.
Përgjigju