Lufta në Kosovë është frut i diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve për shkak të etnisë! Një politikë e kahershme Jugosllave! Në Kosovë nuk kanë munguar edhe politika koloniale që autoritet e ish Jugosllavisë kanë aplikuar me qëllimin për të ndryshuar raportet demografike me tendencën që etnia shqiptare nga shumicë të kthehej pakicë!

Megjithatë rezistenca e shqiptarëve në Kosovë për liri dhe për të jetuar në trojet e tyre autoktone është e pa shoq, ndoshta në historinë tonë kombëtare! Shqiptarët e Kosovës për asnjë rast nuk pranuan, nuk u dorëzuan dhe nuk u larguan nga trojet e tyre! Demografia mbeti në favorin e tyre e kjo edhe për faktin vazhdonin të bënin shumë fëmijë e të ruanin konceptin tradicional të familjes së madhe shqiptare. Per pasojë çdo familje shqiptare e Kosovës kishte fëmijë mjaftueshëm për të dërguar emigrant jashtë për të ndihmuar familjen me të ardhura si dhe kishin po mjaftueshëm fëmijë për të mbajtur edhe në Kosovë!

Politika e Jugosllavisë kanë qenë vazhdimisht Aparteid, por kjo politikë u ashpërsuar me shumë pas ngjarjeve të protestave të vitit 1981! Ka shumë teori për rënien e ish Jugosllavisë, por sipas mendimit tim, rënia e saj nisi nga shqiptarët në fillim të viteve '80! Pra, shqiptarët u kthyen në frymëzim edhe për etnitë e tjera e gjithashtu, reagimet e ashpra të autoriteteve jugosllave për t'i shtypur u konsideruar një sinjal alarmi edhe për të tjerët duke menduar seriozisht që merrnin në konsideratë sa më parë shkëputjen dhe pavarësinë!

Në fillim të viteve '90, me ardhjen e Millosheviç dhe me vizitën e tij në Kosovë duke bërë deklaratën e famshme të tij për të "mbrojtur" serbët nga shqiptarët, fillon zyrtarisht rënia e ish Jugosllavisë dhe po ashtu artikulohet qartë politika agresive që do të kthehej në Gjenocid për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.

Ngjarjet po agravoheshin dhe në Kosovë kishte një linjë zyrtare e përfaqësuar nga Rugova që luftonte për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe zgjidhje e saj finale përmes paqes dhe një linjë tjetër e përfaqësuar nga shumë intelektual si Adem Demaçi që mendonin se çështja mund të zgjidhej vetëm me luftë!

Në fakt e para edhe pse e lënë në harresë, sepse nuk "fitoi" luftën, luajti një rol të jashtëzakonshëm për tu njohur shtete si SHBA për krimet dhe dhunën që pësonin shqiptarët! Një rol të jashtëzakonshëm në këtë drejtim e të lënë në harresë ka luajtur pa diskutim ish senatori Dioguardi e pse jo si ish mik i tij edhe ish Presidenti Biden!

Dalja në skenë e UÇK ndryshoi ekuilibrat e brendshëm në Kosovë! Megjithatë, UÇK ishte shumë dimensionale dhe në thelb ajo nuk kishte një ideologji politike!  Në Kosovë ishte edhe Farku dhe UÇK në fillimet e luftës që ngjanë më skenarin e ngjashëm të Shqipërisë në Luftën e II, Ballistët e Lëvizja Nacionalçlirimtare! Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë në fund fitoi e mbeti autoriteti i vetëm UÇK, por sigurisht edhe nga dëshmitë e ish Këshilltarit amerikane në procesin ndaj Thaçit, u pa qartë se UÇK ishte me karakter lokal dhe vendosnin komandantët!

Pra, le të themi, se zonat e Kosovës kishte edhe patriotë ose nacionalistë të tjerë që me uniformë ose pa uniformë, luftonin së pari për familjet e tyre, për zonat e tyre e ne fund i shërbenin edhe kauzës së Kosovës për Pavarësi si zgjidhje përfundimtare!

Sigurisht epopeja më e madhe e simbolika e rezistencës u kthye Adem Jashari! A ishte trimi më i madh i shqiptarisë? Këtë nuk di t'a them, pasi në një situatë të ngjashme besoj se shumica e shqiptarëve do të kishin bërë të njëjtën rezidencë, por ajo që e bën të jashtëzakonshme është fakti, se vizioni që kishte ai për të zgjidhur problemin me Serbinë përmes Luftës. Madje këtë e dëshmon edhe Hamza në një intervistë të rrallë! A do të kishte kërkuar pushtet pas luftës  Ademi nëse nuk do të kishte rënë heroikisht? Këtë nuk di t'a them, por nuk ka asnjë të dhënë që ai t'a ketë bërë luftën për interesa personale, qoftë edhe për pushtet!

Unë, mendoj se Ademi s'do t'a kishte kthyer shërbimin e luftës në luftë për pushtet e kjo duket qartë nga fakti sesi është sjellur pas luftë vëllau Rifat apo edhe anëtarë të tjerë të familjes që tashmë të rritur! Ne çdo rast kanë se sakrifica ishte për Kosovën dhe kanë qëndruar modest në dëshmitë e tyre! Kjo nuk ndodhi me drejtues të tjerë të UÇK që triumfin e luftës e konsideruar si të drejtë legjitime dhe vetme për t'a qeverisur Kosovën!

Në këtë histori ka shumë familje që nuk duhen përjashtuar e sigurisht një familje po aq e rëndësishme mes shumë të tjera është edhe Haradinaj që askush nuk mund të vendos në diskutim shërbimin ndaj vendit!

Në Kosovë ka edhe plotë familje të tjera që kanë sakrifikuar gjithçka, por pas luftë u kthyen në jetën e tyre normale të më parshme pa bërë as intervista dhe pa i rënë gjoksit për luftën!

Lufta e UÇK me uniformë ose jo është lufta e një populli të tërë për të drejtën me ekzistuar në vendin e tyre autokton si të lirë e të pavarur! Është lufta e gjithë shqiptarëve kudo ku ndodheshin dhe po ashtu edhe Shqipërisë që ka luajtur një rol të madh!

Privatizimi apo përvetësimi i Luftës ngjanë po përsëri me sjelljen që bëri Nacional Çlirimtarja në Shqipëri që u konvertua në vitin 1941 në Parti Komuniste dhe me marrjen e pushtetit duke e  justifikuar këtë të fundit për 40 vjet me idenë e luftës dhe rezistencës!

Gjatë Luftës ishin luftëtarë drejtuesit e UÇK, pas luftës u kthyen në subjekte politike, në lider dhe për pasojë duhet të analizohen për cilësitë të tyre si e kanë qeverisur dhe çfarë i kanë bërë Kosovës!

Nëse nuk e ndajnë UÇK në gjatë Luftës dhe pas Luftës, atëherë nuk e kuptojmë se çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodh në Kosovë! Tashmë e kanë lënë uniformën e ushtarit dhe kanë veshur kostumin e politikanit! Politikani kërkon pushtet dhe pushteti nuk është i gjithë popullit si liria, por i aktorëve që bëjnë politikë!