Alban Hoxha nesër para Gjykatës, portieri i Partizanit rrezikon deri në 6 muaj burg

Alban Hoxha nesër para Gjykatës, portieri i Partizanit rrezikon deri në 6 muaj burg

Alban Hoxha

Alban Hoxha dhe klubi i Partizanit do të presin nesër me ankth vendimin e gjykatës për portierin 31-vjeçar. Hoxha pritet të njihet nesër me masën e sigurisë për shkak se në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Futbollisti kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara dhe në testet e kryera rezultoi të ishte në masën 0.51 mg/l. 

Kapiteni i Partizanit më herët të premten nuk ishte në fushë kundër Flamurtarit për shkak dëmtimi. Ai u lëndua me Kombëtaren dhe nga kampi i kuq shpresohej të ishte i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave që është derbi me Tiranën.

Duke parë rrethanat kjo do të jetë e vështirë pasi Alban Hoxha rrezikon jo pak. Në bazë të nenit 291 të kodit penal mbi të cilin u arrestua futbollisti thuhet se: “Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.”

Në rastin më të mirë Hoxha të martën mund të lirohet me kusht, por do të jetë mbrapa me përgatitjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital