Real Madrid ka shpalosur zyrtarisht projektin për të qenë në Shqipëri këtë verë dhe për të testuar talentet e reja që mund të bëhen pjesë e Akademisë së "Galaktikëve".
Trajneri i U-19 së Realit, Alvaro Arbeloa, i cili është edhe ambasadori i klubit ka shpalosur programin e Real Madridit në Shqipëri. Nga 10 - 14 qershorin e këtj viti, për pesë ditë djemtë dhe vajzat e reja shqipitare do mund të bëhen pjesë e përgatitjeve nga trajnerët e Real Madrid.
"Për herë të parë 'Fondacioni Real Madrid' viziton Shqipërinë për një trajnim. Një trajner nga Fondacioni do të udhëtojë në vend për të marrë pjesë tek të rinjtë që duan të jetojnë një përvojë unike përmes futbollit dhe të mësojnë vlera me metodologjinë edukative të Fondacionit", njofton Real Madridi.
Fitimet nga këto aktivitete do të mbështesin projektet socio-sportive që 'Fondacioni Real Madrid' po zhvillon në rajon për fëmijët në rrezik dhe në kushte të këqija.
Duket se Real Madrid i trembet një shtrirje të Akademisë së Manchester Cityt në rajon, me klubin anglez që ka nisur nga puna dhe do ketë akademinë e vet "Durrah City" në Durrës.
Sa për kujtesë, kjo nuk do jetë hera e parë që Real Madridi vjen në Shqipëri, pasi në 20 janarin e 2010 klubi mbretëror fitoi 1-2 miqësoren e luajtur në "Qemal Stafa" kundër Gramozit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'
25 Korrik, 16:39
-
Në krye të Shqipërisë deri në 2025-ën, ja prapaskenat me kontratën e brazilianit! Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho
25 Korrik, 12:37
-
Rinovimi me Kombëtaren, Sylvinho: Ishim të barabartë në Euro 24, para kemi sfida të reja
24 Korrik, 19:43
-
Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro
24 Korrik, 19:33
-
“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën
24 Korrik, 15:17
-
Zyrtare/ Sylvinho rinovon me Kombëtaren, FSHF: Objektiv kualifikimi në Botërorin 2026! Ja bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi
24 Korrik, 08:55
-
Real Madridi unik, kalon 1 miliardë euro të ardhura për sezonin 2023-24! Rritje me 27 përqind
23 Korrik, 21:31
-
Kushtoi 10 milionë euro, Kylian Mbappe blen shtëpinë e Gareth Bale në Madrid! Pishina, fusha futbolli dhe golfi
22 Korrik, 22:54
-
Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian
22 Korrik, 18:28
-
FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, tekniku italian do të marrë drejtimin e Kombëtares U17
20 Korrik, 09:20
-
Euro 'Zvicër 2025'/ Shqipëria e vajzave përballet me Norvegjinë në raundin e parë play-off
19 Korrik, 13:35
-
Zyrtare/ Luka Modric firmos me Real Madrid
17 Korrik, 14:06