Alban Skënderaj, bashkëpunon me Wirusin për këngën e re

Alban Skënderaj, bashkëpunon me Wirusin për këngën e re
Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj do të sjellë një bashkëpunim të ri me Nexhat Mujovin, i njohur ndryshe si Wirusi.

Albani, i cili nuk zhgënjen me projektet e tij këtë rradhë ka zgjedhur të punojë me Nexhatin, i cili është dhe kompozitori i madh i këngëve të grupit “Elita 5”.



Disa ditë më parë në rrjetet sociale u publikuan disa foto ku Albani dhe Nexhati ndodheshin në studion muzikore të këtij të fundit në Tetovë dhe sipas burimeve ata po punojnë për realizimin e një kënge të re.

Madje thuhet se kënga tanimë është realizuar dhe pritet vetëm publikimi i saj.



Na ngelet vetëm të shikojmë se çdo të sjellë ky bashkëpunim ndërmjet këtyre dy personazheve të suksesshëm si Albani dhe Nexhati.

Aktualisht Albani po punon në spektaklin "X-Factor", ku është një prej anëtarëve të jurisë.

(b.t/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak