Albani, i cili nuk zhgënjen me projektet e tij këtë rradhë ka zgjedhur të punojë me Nexhatin, i cili është dhe kompozitori i madh i këngëve të grupit “Elita 5”.
Disa ditë më parë në rrjetet sociale u publikuan disa foto ku Albani dhe Nexhati ndodheshin në studion muzikore të këtij të fundit në Tetovë dhe sipas burimeve ata po punojnë për realizimin e një kënge të re.
Madje thuhet se kënga tanimë është realizuar dhe pritet vetëm publikimi i saj.
Na ngelet vetëm të shikojmë se çdo të sjellë ky bashkëpunim ndërmjet këtyre dy personazheve të suksesshëm si Albani dhe Nexhati.
Aktualisht Albani po punon në spektaklin "X-Factor", ku është një prej anëtarëve të jurisë.
(b.t/shqiptarja.com)