Alban Skënderaj : “Nuk jemi xheloz për njeri-tjetrin”

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj është shprehur mbi lidhjen e tij me Miriam Canin. Ai ka pohuar se lidhja midis tyre ecën mjaft mirë dhe se nuk ka kurrfarë xhelozie mes çiftit. Sipas Skënderaj asnjëri prej tyre nuk e ka të theksuar xhelozinë duke qenë se punojnë në të njëjtin ambient pune dhe vetë karakteri i tyre nuk ua lejon diçka të tillë. “Xhelozia sigurisht që është pjesë e dashurisë dhe si të gjitha ndjesitë që ka njeriu kanë vlerën e vet për ta bërë jetën më të bukur dhe sigurisht që një grimcë, por me doza shumë të vogla, është e domosdoshme për ta bërë lidhjen më interesante”, - është shprehur Albani. Gjithashtu këngëtari theksoi se është duke punuar për projekte të reja muzikore.(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin