Alban Skënderaj përçon ndjesitë me “Urat e jetës”

Alban Skënderaj përçon ndjesitë me “Urat e jetës”
Kantautori Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Urat e jetës”. Ashtu siç shprehet edhe vetë Skënderaj në Instagram kjo këngë nuk vjen si një klip i mirëfilltë por në formën e perfomancës.



“Kjo këngë në vetvete nuk synon as miliona klikime as të luhet pafundësisht në radio e club-e. Këtë herë sjell diçka të papërpunuar, të paparamenduar, ashtu siç shpirti ma kërkon, ashtu siç momenti e ka sjellë. Një çast emocional pyetjesh ku dyshimet, pasiguritë, mrekullitë dhe bekimet e kësaj jete na sundojnë dhe ndërgjegjësojnë se sa i parastësishëm është gjithë ky ekuilibër.

Ndjenjat e njeriut janë me sublimet dhe më të padeshifrueshmet nga vetë ai. Të gjithë i kemi këto momente në jetë dhe janë pikërisht këto ndjenja që na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin e na rikujtojnë faktin se të gjithë kemi një rol të rëndësishëm në jetë dhe që varemi esencialisht nga njëri- tjetri,”-ka shkruar Alban Skënderaj. Ndërkohë kantautori ka paralajmëruar edhe për produksione të tjera muzikore.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

44/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin