Këngëtari Alban Skënderaj, është shprehur se është penduar për tatuazhin e tij. Skënderaj i cili kohët e fundit po shihet në jurinë e shou-talenteve të “X Factor Albania”, është ngacmuar nga prezantuesja e këtij spektakli, Alketa Vejsiu lidhur me tatuazhin e tij. Albani si duket është mërzitur që këtë tatuazh e ka bërë para disa vjetësh dhe tha që është penduar nga kjo “marrëzi” që dikur donte ta bënte. Tatuazhi i Këngëtarit ka lidhje me albumin e tij, “Melodi”.