Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së, zëvendëson Enkelejd Jotin që u zgjodh drejtor në RTSH! Ministria e Shëndetësisë: Do të çojë para projektet e mëdha

Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së, zëvendëson Enkelejd Jotin që u zgjodh drejtor në RTSH! Ministria e Shëndetësisë: Do të çojë para projektet e mëdha

Albana Fico dhe Enkelejd Joti

Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Albana Fico është emëruar drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit, pasi ky i fundit u zgjodh si drejtor i Përgjithshëm në RTSH. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vëned.

'Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta'- njofton ministrja e Shëndetësisë.

Kush është Albana Fico

Albana Fico është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986, me rezultate të shkëlqyera. Dr. Fico ka kryer specializime pasuniversitare për Mjekësi Interne, Pulmologji dhe Kujdes Kritik. Dr. Fico aktualisht jep mësim edhe në Departamentin e Shkencave Eksperimentale dhe Biomjekësore, Fakulteti i Mjekësisë, UMT. Dr. Fico ka shërbyer edhe si Zv.Drejtor i Përgjithshëm i QSUT “Nënë Tereza”, ndërsa aktualisht mbante postin e drejtoreshës së Insitutit të Shëndetit Publik.

Fico është autore e disa librave, artikujve të botuar dhe ka prezantuar punime shkencore si në forume kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare si: “Mbështetje për oksigjenimin e membranës ekstrakorporale për astmatikën e statusit akut të rëndë kërcënues për jetën”, “Rezultatet e testit të tuberkulinës në Shqipëri” etj. Dr. Fico është fituese i “Medaljes së Artë”, Shqipëri; Çmimi i Ekselencës së Fakultetit 2005, 2006, Instituti Sanford Broën, Nju Jork, SHBA; Çmimi Vjetor AMT 2005 nga (American Medical Technologists), SHBA.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 02/12/2021 13:46

    Ka permbushur detyrat e ngarkuar nga komiteti qendror me sukses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet