Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka theksuar rëndësinë e vlerave natyrore, historike dhe kulturore të Shqipërisë si një potencial i madh për zhvillimin e vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se Shqipëria është një mozaik vlerash, ku historia, kultura dhe peizazhet ndërthuren natyrshëm në çdo qytet. Sipas Koçiut, përmes një vizioni afatgjatë dhe investimeve strategjike, këto pasuri mund të shndërrohen në një motor të rëndësishëm për ekonominë, turizmin dhe komunitetet lokale.

Ajo theksoi se vizioni “Shqipëria 2030” synon të ndërtojë një turizëm gjatë gjithë vitit, duke krijuar më shumë vende pune dhe mirëqenie për qytetarët.

Postimi i Albana Koçiut

Shqipëria është një mozaik vlerash, ku historia, kultura dhe bukuria e peizazheve ndërthuren natyrshëm në çdo qytet. Me një vizion afatgjatë dhe investime strategjike, këto pasuri mund të shndërrohen në motor zhvillimi për ekonominë, turizmin dhe komunitetet lokale.

Kjo është Shqipëria 2030????, një vend që e përdor me zgjuarsi potencialin e vet natyror, historik dhe kulturor, për të ndërtuar turizëm gjatë gjithë vitit, më shumë punësim dhe më shumë mirëqenie për qytetarët.

K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?