Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për situatën e tensionuar në Tiranë, pas sulmeve të dhunshme të protestuesve mbi institucionet, bizneset private dhe efektivët e Policisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu bën thirrje për ndaljen e dhunës, pasi sipas saj, Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos, por ‘për më shumë Europë’.
Teksa bën thirrje për dialog mes protestuesve dhe Qeverisë, Koçiu thekson se vendi ka nevojë për më shumë demokraci.
Reagimi i Koçiut:
Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Europë.
Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci.
Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog.
Lajmi kryesor:
Sulmi në PS, Balla: U organizua nga Berisha, Shehaj e Qorri! Koçiu: Vendi ka nevojë për dialog! Vengu: Të dëgjohen kërkesat









