Duket se trafiku i Tiranës dhe aq më tepër policët e trafikut e kanë mërzitur aq shumë prezantuesen Albani Osmani saqë nuk ka ngurruar ti ofendojë ata me fjalë banale.

Për më tepër këtë e ka bërë në një rrjet social të mbipopulluar si “Facebook”.

‘Vini re, vini re policët e trafikut  janë k*** kanari! Kaq kisha ndërkohë që kaluan 3 semaforë jeshile dhe unë pres krahun e këtij zotërisë me uniformë të hapë rrugën. Ka 20 minuta që dirigjon dynjanë prapësëprapthi”, ka shkruar moderatorja në rrjetin social “Facebook”.

Osmani është dashur të presë rreth 20 minuta në tafik, gjë që e ka bërë të shpërthejë në shprehje banale.

Por a është e hijshme kjo kur është fjala një person publik dhe figurë e një Televizioni kombëtar?

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)