Me sa duket moderatoren Albana Osmani nuk do e shohim më në ekran, pas vendimit që ajo ka ndërmarrë për t'ju pëkushtuar totalisht një sipërmarrjeje të re. Nuk është organizata jofitimprurëse "You are a sunflower", të cilën Albana vijon ta ketë një nga angazhimet parësore profesionale të saj, e cila po njeh zgjerim në të gjitha trojet shqipfolëse, në Shqipëri, Kosovë, etj. Këtë herë bëhet fjalë për radion, një nga dashuritë e para të Albana Osmanit.
Duke ju referuar disa burimeve për revistën "Who", zbulohet se bëhet fjalë për një projekt të ri dhe tërësisht personal të Albanës. Ajo ka vendosur të krijojë një radio të re, e cila do të jetë online dhe do të njihet si "O1Radio". Ende nuk dihet se kur do të nisin transmetimet e para, por nga postimet e saj në rrjete sociale kuptohet se ka nisur testimi i saj.