Moderatorja Albana Osmani ka treguar në një postim në rrjetet sociale se ka takuar në Kanë një prej aktoreve që adhuron. Bëhet fjalë për një prej protagonistet e 'Shtëpiaket e dëshpëruara', Eva Longoria.
“Ishte kënaqësi të takoja aktoren e Serialit “Shtëpiake te Dëshpëruara “ ku luante rolin e Gaby. Sigurisht i kemi ndjekur ne çdo seri. Ajo është një inspirim për mua, si për mijëra njerëz te tjerë me fushatat humanitare qe është angazhuar dhe që vazhdon pa pushim. Shumë energji e mirë ndërsa u përshëndetëm, shpresoj ta takoj përsëri për Luledielli. Mund të them se ishte shumë e bukur!”, përfundon Albana duke shpresuar se kauzat e tyre të bamirësisë do t’i bashkojnë sërish.